31 Dhjetori pa orë policore/ Manastirliu: Vijojnë inspektimet dhe kontrollet

by admin
Spread the love

31 Dhjetori, nata e ndërrimit të viteve nuk do të ketë orë policore. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhur me këtë vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve, në një deklartë për mediat ka thënë se është marrë pasi është analizuar situata e pandemisë.

“Vendimi për datën 31 dhjetor është bazuar duke iu referuar situatës epidemiologjike dhe duke bërë një vlerësim të rasteve pozitive dhe shtrimeve në spital. Data 31 të jetë një ditë e hapur sepse ka bërë dhe një vlerësim më të gjerë të situatës edhe në rajon, sigurisht Omicron është shqetësues ditët e fundit por 31 dhjetori, do të ketë kujdes të shtuar. Do të lejohen lëvizjet këmbësore dhe të qarkullimit të njerëzve sepse dihet është festë dhe njerëzit mblidhen. Duhet sa më pak kontakte, të vaksinuar dhe me masa mbrojtëse.Nga ana tjetër ne kemi protokolle shëndetësore të miratuara. Kapacitetet që duhet të kenë baret apo restorantet, vetëm dje janë bërë më shumë se 320 inspektime për masat anti-Covid. Lufta me pandeminë na përket të gjithëve dhe përgjegjësia e qytetarëve duhet të jetë njësh me autoritetet që rrinë në këmbë.Covid-19 nuk ka ikur, duhet të jemi më të kujdesshëm. Inspektimet dhe kontrollet po vijojnë. 30% të ambjenteve ku ofrohen shërbime duhen shfrytëzuar sipas protokollit.”- u shpreh Manastuirliu.

Manastirliu lajmëroi gjithashtu për ardhjen e një sasie tjetër vaksinash Pfizer ditën e fundit të Dhjetorit, çka bën të mundur që Shqipëria të ketë siguri të plotë të mbulesës vaksinale antiCovid.

You may also like