300 milionë dollarë ndihma shtesë për Ukrainën, do të dërgohen sërish raketa HIMARS dhe municione

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një paketë të re ndihme ushtarake prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën, që pritet të përfshijë municione për sistemin e mbrojtjes me raketa Patriot, i thanë Zërit të Amerikës zyrtarë të mbrojtjes.

Zyrtarët, të cilët folën me Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti, përpara njoftimit zyrtar për paketën këtë të mërkurë, thanë se ndihma e fundit përfshin gjithashtu raketa për sistemet raketore të artilerisë së lartë HIMARS dhe më shumë municione tankesh përpara një kundërofensive të pritshme nga trupat ukrainase.

Në momentin që njoftohet, paketa e ndihmës do të shënojë rastin e 39 të tërheqjes me autorizim nga presidenti të pajisjeve ushtarake nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes që kur Rusia ndërmori sulmin ndaj Ukrainës, në shkurt 2022.

Që nga nisja e agresionit rus, Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar Ukrainës ndihma në fushën e sigurisë në shumën prej 37 miliardë dollarësh.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like