30-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Seli e Shenjtë, Rama në Romë me Lindën dhe Zahon

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot në Romë, në kuadër të përvjetorit të 30-të  të  vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëri-Seli e Shenjtë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i vogël, Zaho.

Ndër të tjera, Rama u ndal te ndërprerja e marrëdhënieve gjatë regjimit komunist, ku theksoi se ata që e pësuan më keq ishin pikërisht katolikët.

E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen kundrejt kishës dhe katolikëve. Sot më shumë se kurrë do të doja t’ju falenderoja për vëllazërinë që prej 30 vjetësh bashkon selinë e shenjtë dhe Republikën e Shqipërisë. 30 vjet më parë u lidhën marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona. Në këtë jubile është momenti të nderojmë diplomatët që nuk jetojnë më.

Cilësia e marrëdhënieve tona i detyrohet shumë mençurisë dhe frymë së bashkëpunimit. Ne i shikojmë ende frytet e kësaj. Kjo marrëdhënie u ndërpre për shkak të një regjimi që i bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe. Në këtë ditë të lumtur në prag te festës sonë kombëtare dhe në 30 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe në 150 vjetorit të lindjes së françeskanit dhe në praninë kaq shumë të shquarve unë ndihem i nderuar që mund t’ju jap dekoratën më të lartë titullin me kordonit me yll, të moderuar me ngjyrat tona kombëtare,” u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

You may also like