30-vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga punonjësja e policisë në Greqi

by admin
Spread the love

Një punonjëse e policisë greke ka qëlluar me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar pasi ky i fundit e ka sulmuar me kaçavidë gjatë një operacioni policor në Rezidencën Studentore në Greqi.

Uniformat blu nisën një operacion në orën 6 të mëngjesit, pas informacioneve se kjo rezidencë përdorej për trafik droge si dhe bazë për të grumbulluar objekte të grabitura.

Ndërkohë që operacioni po zhvillohej, një nëpunëse policie nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private. Teksa po shkonte drejt saj është sulmuar me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar.

Nga ana tjetër, punonjësja e policisë për të shmangur sulmin, ka qëlluar në drejtim të shqiptarit me armën e shërbimit, duke e plagosur atë në këmbë.

Më pas, shqiptari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, ai jetonte në një rezidencë studentore së bashku me vëllain e tij, i cili gjithashtu u arrestua./Opinion.al

You may also like