30 vite Premier League/ Statistikat e veçanta, nga 31 mijë golat te 368 milionë biletat e shitura

by admin
Spread the love

Në javën e ardhshme numërohen plot 30 vite nga rithemelimi i elitës së futbollit anglez në Premier League. Një ndryshim i cili do të sillte një revolucion në aspektin sportiv dhe financiar.

Në 30 vite të Premier League janë zhvilluar plot 11,656 ndeshje dhe janë realizuar 31,016 gola! Këto gola kanë ardhur nga 2,528 lojtarë të ndryshëm. Në kampionatin më elitar kanë marrë pjesë plot 4,534 lojtarë me 120 kombësi të ndryshme. Anglia kryeson listën me 1,632 futbollistë, Franca 221 dhe e ndjekur më pas nga Skocia me 210 të tillë.

Alan Shearer vijon të mbetet golashënuesi më i mirë me 260 gola, Wayne Rooney 208 gola dhe Andy Cole vjen i treti me 187. Ndërkohë, ka pasur 35,312 ndëshkime me kartonë të verdhë dhe 1,701 kartonë të kuq. Richard Dunne, Duncan Ferguson dhe Patrick Vieira janë përgjegjës për tetë nga këto kartonë të kuq. Një rekord i pathyer mbetet edhe numri i lartë i ndëshkimeve nga Gareth Barry me kartonë të verdhë, plot 123!

Në Premier League kanë konkurruar përgjatë viteve plot 50 klube, ku shtatë e kanë fituar titullin të paktën një herë – dhe 42 skuadra janë rrëzuar në një ligë më poshtë. Manchester City,  Blackburn, Leicester i kanë arritur të dyja, edhe fitimin e titullit por edhe kanë përjetuar shijen e hidhur të rënies nga elita. Janë zhvilluar plot 955 ndeshje që janë mbyllur me rrjeta të paprekura. Pesë ndeshje kanë pasur mbi 10 gola të shënuar në total dhe rekordin më të madh e mban Portsmouth me 11 gola, me fitoren 7-4 ndaj Reading në 2007.

Sa i përket trajnerëve, kanë drejtuar plot 265 deri më tani, duke përfshirë edhe trajnerët kujdestarë. Timonierët më të fundit që i janë bashkuar kampionatit më të fortë janë Steve Cooper i Nottingham Forest dhe Erik ten Hag i Manchester United. Nga të gjithë trajnerët që kanë drejtuar, Pep Guardiola ka rekordin më të mirë të fitoreve, 74%. 15 të tjerë kanë menaxhuar provizorisht skuadrat ndërsa rekordin më negativ e mban holandezi Frank de Boer me katër humbje në katër ndeshje në kohën kur drejtonte Crystal Palace në 2017.

Si për të konfirmuar madhështinë e ligës më kompetitive të kontinentit, vjen edhe statistika për praninë e tifozëve në stadiume në total që nga viti 1992 që janë plot 368 milionë, një dëshmues i qartë i spektaklit, emocioneve dhe i shfaqjes më sublime e përkthyer në shitje rekord biletash dhe arkëtimesh fenomenale për klubet angleze.


Top Channel

You may also like