30 ndeshje dhe 5 gola, sezoni i Icardit me PSG është një dështim i madh

by admin
Spread the love

Që pas largimit nga Interi, karriera e Mauro Icardit është totalisht në pikiatë. Koha, hapësira, golat, gjithçka flet kundër tij. Çdo statistikë tregon një sezon totalisht të dështuar për Icardin që përveç problemeve në fushën e lojës, ka pasur gjithashtu probleme jashtë saj edhe pse tashmë gjërat janë rregulluar.

30 ndeshje të luajtura për argjentinasin me PSG këtë sezon, ku vetëm 13 prej tyre si titullar. Treshja Mbappe, Neymar, Messi nuk i kanë lënë pothuajse asnjë hapësirë sulmuesit. Por as nga Pochettino nuk është përzgjedhur shpesh për të bërë rotacionin me tre yjet e sulmit të PSG.

Por jo vetëm kaq për të. Ai ka realizuar vetëm 5 gola në 30 prezencat e tij me fanellën e PSG në këtë sezon. Dy prej këtyre golave kanë ardhur në 2 javët e para të kampioantit, ku krijuan idenë se Icardi tashmë kishte gjetur formën. Megjithatë, një thatësirë golash pasoi së bashku me mungesën e minutave dhe qëndresën jashtë fushe për problemet me partneren e tij Wanda.

Icardi do të mungojë gjithashtu edhe në sfidën e ardhshme përballë Montpellier, ndërsa largimi i tij nga Parisi tashmë duket i sigurt. Problemi i radhës? Interesimi për të duket se është minimal edhe nga klubet europiane, me PSG që nuk ka marrë ende asnjë ofertë serioze për argjentinasin. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like