30 autobusë do të bllokojnë nesër udhëkryqin tek qendra tregtare Mavrova

by admin
Spread the love




Kaosi me autobusët urban në kryeqytet vazhdon. Protestat e autobusëve privat urban nesër do të vazhdojnë me bllokimin e udhëkryqit tek qendra tregtare Mavrova. Transportuesi privat i autobusëve të qytetit “Sloboda Transport” informoi se 30 autobus të kësaj kompanie dhe 300 qytetarë do të bllokojnë një nga pozitat më të qarkullueshme në kryeqytet.
Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që nesër nga ora 07:00 do të ketë kufizime në bulevardin “Goce Dellçev”, “Kërste Petkov Miriskov” dhe rrugët rreth tyre.
Kohëzgjatja e protestës nuk është konfirmuar, ndërsa paralajmërohet që ajo të zgjasë deri në realizmin e kërkesave të tyre, pagesa e borxhit prej rreth 2 milionë eurosh.
Transportuesit privat ka një javë që protestojnë.


You may also like