3 ligamente të dëmtuar në kavilje, Dragowski rikthehet pas 60 ditësh

by admin
Spread the love

Portieri i Spezias, Bartlomiej Dragowski, që u largua para kohe nga “Bentegodi” në sfidën ndaj Veronës në ndeshjen e fundit të Serie A, ka dëmtuar tre ligamente të kaviljes.

Kontrollet e specializuara të ditës së sotme kanë konfirmuar shkallën e rëndë të dëmtimit dhe lojtari do të qëndrojë për një periudhë pushim total dhe më pas do të nisë fazën e rikuperimit. Për momentin nuk mendohet një operacion.

Portieri do të qëndrojë larg fushës së blertë për rreth 60 ditë dhe pritet të kthehet në dispozicion të Spezias në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Për momentin klubi italian nuk ka ndërmend të ndërhyjë në merkato për të përforcuar portën. / Oversport.tv

Foto: Spezia Calcio, Twitter

You may also like