3 gola për vendin e tretë, Skënderbeu nuk gabon përballë Turbinës

by admin
Spread the love

Pas suksesit përballë Apolonisë në ndeshjen e prapambetur të kampionatit, Skënderbeu merr një tjetër trepikësh nën drejtimin e Ivan Gvozdenoviç, pasi mposht në Korçë me rezultatin e pastër 3-0 Turbinën.

Korçarët zgjidhin shumë shpejt sfidën dhe shënojnë dy gola në pjesën e parë me Liçon dhe Temitopen. Dominimi i vendasve vazhdon edhe në pjesën e dytë dhe Pecani shënon edhe golin e tretë që vulos përfundimisht fatin e kësaj sfide.

Pas këtij suksesi Skënderbeu ngjitet në vendin e tretë në renditje në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Turbina mbetet në vendin e fundit në klasifikim me 8 pikë pas 11 javëve kampionat. / Oversport.tv

You may also like