28 nëntor 1912

by admin
Spread the love



Dr Ismail Bardhi

Në emër të Zotit

28 nëntor 1912

Të nderuar,

Kjo date/ditë nuk mund ta harrojë rolin e fesë/fetarit në themelimin e alfabetit dhe shtetit shqiptar…

Kjo datë/ditë nuk duhet ta harrojë të kaluarën tonë shumë të vështirë, të lodhshme në kulturë e shtet – jo me qëllim që ta rikthejmë të kaluarën, por qa ta shohim dobësinë edhe forcën e ta ndërtojmë një ardhmëri të ardhshme që nuk do të na turpërojë dhe nuk do na bëjë qesharakë karshi kulturës, shtetit modern të kohës,… dhe vetvetes…

Ne, si komb, kemi qenë të vetëdijshëm për rolin e feve qiellore dhe pranimin/refuzimin e tyre të harmonisë fetare… mund të ishte edhe një “paradigmë” shpëtimtare edhe për popujt rreth hapësirës shqiptare… ku ishim të rrethuar me hapësirë të quajtur ballkanase, të ngjyrosur me ngjyrë gjaku fetare e nacionale….por në të njëjtën kohë nuk duhet harruar edhe tmerrin e naivitetit tonë, që e prishi të shenjtën në emër të së “shenjtës” pa shenjtëri… në fund e hidhëruam Zotin dhe Vatanin me ndalimin dhe burgosjen e feve qiellore edhe të shqiptarit…

Kjo ditë duhet të jetë diçka e madhe, ndërsa që të jetë e madhe duhet të bëjmë diçka të madhe. Ndërkaq e madhe është “metafizika hyjnore” ose “Fjala” e Zotit “Respektojeni Zotin – Krijuesin e gjithësisë”, që të na falë dhe të na udhëzojë në rrugën e drejtë dhe të shpëtimit shpirtëror e kulturor…. Kjo nuk bëhet vetëm me “lutje” e me “kënge”, por kjo mund të bëhet edhe me organizim të mirë e të vetëdijshëm…. që për këtë siguri e për këtë liri në këtë shtet ku jemi e që na ka pranuar /ndihmuar si këtu edhe atje, duhet t’i falënderohemi dhe të bëhemi qytetarë të kulturuar dhe të arsimuar… SHBA-ja për neve ka qenë dhe do mbetet e dashura jonë…

Në fund ju kisha lutur që mos t’i harroni vëllezërit tanë si në lutje, ashtu edhe në ndihma në këtë kohë të vështirë e të ftohtë e pa strehë …dëshmojeni veten tuaj se jeni besimtare e shqipetare “NDIHMOJUNI NËVOJTARËVE!”

Urime Dita e Flamurit…
Dallas,TX

Ismail BARDHI







You may also like