27 viktima dhe 1.861 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Numrit të të vdekurve nga koronavirusi iu shtuan edhe 27 persona duke e çuar në 8.312 totalin e të vdekurve nga koronavirusi. Ministria e shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 22 pacientë, ndërsa 5 vdekje të tjera janë shtuar në bazë të regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Termini im. Gjashtë nga të vdekurit kanë qenë të vaksinuar plotësisht, ndërsa 24 kanë pas edhe sëmundje të tjera.

Po ashtu ministria e shëndetësië informoi se në 24 orët e fundit  janë regjistruar 1.861 raste të reja me KOVID-19, gjysma e të cilave ose 908 janë regjistruar në Shkup. pastaj vjen Manastiri me 115 raste të reja, Kavadari me 100, ndërsa në 31 qytete të tjera janë regjistruar më pak se 100 raste me koronavirus. Nga numri total i rasteve pozitivëve, janë regjistruar 242 ri-infeksione, ndërsa një rast është infektuar për të tretën herë.

Ndërkaq është shënuar dhe një rekord I të shëruarve nga korona, plot  7.273 raste, pjesa më e madhe e të cilëve ose 4 208 në Shkup.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 263.206, numri i të shëruarve është 238.452, numri i të vdekurve është 8.312, ndërsa numri i rasteve aktive është 16.442. /SHENJA/


You may also like