27 të vdekur nga përmbysja e autobusit të karantinës në aksidentin në Kinë (fotot)

by admin
Spread the love

Të paktën 27 njerëz kanë humbur jetën kur një autobus “karantine koronavirusi” është përmbysur në një autostradë në Kinë, njoftonin dje mediat vendase.

Mjeti që mbante 47 pasagjerë raportohet se ishte duke dërguar personat në një impjant izolimi kur pësoi aksidentin horror në provincën malore Guizhou.

Shërbimet e emergjencës kishin nxituar për në vendndodhje paraditen e të dielës, ku policia tha se tragjikisht 27 njerëz kishin vdekur.

20 pasagjerë të tjerë ishin plagosur në ngjarjen qe vijon të shtojë tërbimin ndaj politikave monstruoze të Pekinit të “zero-tolerancës” ndajvirusit.

Nuk është ende e qartë cilat janë shkaqet e aksidentit.

Lajmi vjen një ditë pasi 19 fëmijë shkolle u vranë në Afrikën e Jugut kur autobusi i tyre u përplas me një kamion në autostradë të vendit.

Tragjedia ndodhi në rajonin Pongola rreth 300 kilometra në veri të Durban, teksa kamioni që parakalonte u përplas ballazi me mjetin e shkollës pasditen e të premtes, shkruan britanikja TheSun.