26 vite nga vdekja e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit/ Ahmeti: Veprimtaria e tyre, shkëndijë e pavdekshme trimërie

by admin
Spread the love





Kryetari i BDI Ali Ahmeti me rastin e 26 vjetorit të vdekjes së Zahirit, Hakifit dhe Edmondit i ka përkujtuar duke thënë se në guximin dhe vendosshmërinë e tyre ka fillet e saj Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pushkët e tyre do të bëheshin kushtrim lirie që do të ngrinte në këmbë breza të tërë në shërbim të idealit kombëtar të lirisë, shkruan Ahmeti.

Të rritur që në vegjëli në frymën e atdhedashurisë nëpër odat e burrërisë, në zemrat e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit do të ndizej flakadani i lirisë, drejtësisë dhe veprimit për çlirimin e vendlindjes nga kthetrat e okupimit.

Në guximin dhe vendosshmërinë e tyre ka fillet e saj Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pushkët e tyre do të bëheshin kushtrim lirie që do të ngrinte në këmbë breza të tërë në shërbim të idealit kombëtar të lirisë.

26 vjet më parë ranë fizikisht, por veprimtaria e tyre është shkëndijë e pavdekshme trimërie në ndërgjegjen e kombit, është shembulli më i mirë se si duhet atdheu dhe mbi gjakun e tyre qëndrojnë sot themelet e shtetit të pavarur të Kosovës.

Lavdi e përjetshme heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

 







Artikulli paraprakBekteshi: Mos e lidhni BDI-në me paratë ruse, partia nuk është investitor në “Maya”
Artikulli tjetërA është e mundshme ulja e çmimit të rrymës!




You may also like