246 raste të reja, 6 vdekur nga KOVID-19

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e kaluara prej 4.072 testimeve të kryera kanë rezultuar 246 raste të reja pozitive me koronavirus, prej tyre 145 janë vetëm në Shkup. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 547 persona. Ndërsa në 24 orët e fundit tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e kovid-19, ndërsa sipas regjistrit “Termini im” janë regjistruar edhe tre të vdekur. Që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë numri i të diagnostifikuarve me koronavirus ka arritur në 225.730, i të shëruarve në 212.972, të vdekurve në 7.975, ndërsa numri i rasteve aktive momentalisht rezulton në 4.828. /SHENJA/


You may also like