24-vjet nga tmerri në Suharekë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Gramoz Berisha, edhe pas 24 vjetësh, zor arrin ta besojë se arriti t’u shpëtojë krejt plumbave që i kaluan mbi trup, më 26 mars 1999.

Breshëritë që vinin nga armët e forcave serbe, ishin të drejtuara kah lokali në Suharekë ku u strehuan për pak momente ky dhe familjarë të tjerë, pasi u ndanë nga burrat e familjes.

49 nga ata u vranë, por Gramozi bashkë me nënën e tij mrekullisht shpëtoi.

Atë e mbuloi me trup e ëma. Më pas, forcat serbe ngarkuan trupat në kamion për t’i dërguar në Prizren.

Rrugës, Gramozi bashkë me nënën e tij, kërcyen nga mjeti për të shpëtuar përfundimisht.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like