24 orë kryetar, Uran Ismaili nënshkruan zotimet për lagjet Tophane dhe Arbëri

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili ka nënshkruar zotimet edhe për lagjen e Tophanes e Arbërisë, raporton Ekonomia Online.

Ai këto zotime i ka nënshkruar në kuadër të aktiviteteve 24 orëshe nëpër qytet, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me banorët për problemet e lagjeve të tyre.

Ismaili ka premtuar se me lagjet Arbëri e Tophane, do të merret më seriozisht sesa janë marrë qeverisjet e më hershme të kryeqytetit.

“Arbëria e Tophanja janë lagje të mëdha të Prishtinës dhe meritojnë më shumë kujdes, e më shumë vëmendje nga Komuna dhe kryetari i Komunës për investime publike, për me i bë lagjet më të jetueshme e pa problemet bazike me të cilat përballen sot”, tha ai.

Ismaili ka folur edhe për mungesën e hapësirave të gjelbërua, mungesën e shtigjeve për çiklist, mungesën e ndriçimit publik në shumë rrugë të saj.

Kurse për Tophanen ka premtuar se do të merret me trajtimin konkret të problemeve.

“Në anën tjetër, Prishtina ka pasur lumin i cili kalon nëpër Lagjen Tophane, ai është i mbuluar dhe ne do t’ia japim trajtimin e merituar, sepse Tophanja si njëra ndër lagjet më të vjetra të kryeqytetit e ka identitetin e vlerën e saj, të cilin duhet rikthyer”, thekson Ismaili.

Para banorëve të lagjeve Tophane dhe Arbëri, Ismaili është zotuar se ka një plan që tregon se çka edhe deri kur do të realizohen projektet për ta.

Sipas tij, të gjitha këto zotime, do të përfundojnë deri në vitin 2024, raporton EO.

“Funksionalizimi i ish-stacionit të trenit në muze të dëbimit; Trajtimi i hapësirës së gjelbër përgjatë hekurudhës; Ndërtimi i shtigjeve për çiklist përgjatë unazës qendrore dhe në rrugët e tjera; Shenjëzimi dhe ndriçimi i të gjitha rrugëve; Parking për banorët e lagjes; Lidhja e lagjes Arbëria me Parkun Qendror përmes urës për këmbësorë e çiklist”.

“Trajtimi i rrethit në hyrje të lagjes Arbëria – shtimi i trotuareve; Lidhja e lagjes Arbëria me qendrën dhe magjistralen për Fushë Kosovë – finalizimi i rrugës unazore; Funksionalizimi i lidhjes së lagjes Tophane me lagjen Arbëri përmes mbikalimit apo nënkalimit; Shqyrtimi i mundësive hapësinore për ndërtimin e çerdheve në këto lagje; Transformimi i Tulltores në qendër multifunksionale kreative-digjitale; Riorganizimi i trafikut për shkak të rrugëve të ngushta dhe ulja e shpejtësisë në 30km/h”.

Makfire Sopi-Blakaj banore e lagjes Tophane, tha se presin që shumë probleme që kanë duke filluar nga mungesa e çerdheve e trotuaret të zgjidhen ma ardhjen në pushtet të Ismailit.

“Kemi probleme me trotuare, nuk kemi çerdhe, probleme me qen endacak, këto probleme do të zgjidhen nga Urani, po i shoh zotimet që kanë me na lehtësuar edhe jetën, prandaj Uran e ke mbështetjen tonë e nesër ne ta kemi mbështetjen tuaj”.

Fjalimi i plotë:

Sot e kam filluar një aktivitet 24-orësh nëpër qytet, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëzit që e lëvizin këtë qytet. Kjo është një sfidë personale edhe për mua.

Por, unë jam i shtyrë nga bindja ime e fortë: që puna e Kryetarit dhe kujdesi ndaj qytetit është 24 orë, 7 ditë në javë.

Për mua nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë transformimin
e madh të qytetit.

Prandaj edhe jam i lumtur që gjatë kësaj dite
po kthehem tek lagjet të cilat më kanë mirëprite e ku kam bujtë e i kam pa e
prek nga afër problemet e këtyre lagjeve të rëndësishme të qytetit tonë. Në të
dyja lagjet unë kam ardhë, kam bujtë e bashkë me banorët e lagjeve të nesërmen
kemi ndreqë diçka bashkë, sa për të dëshmuar nevojën e madhe që lagjet tona e
kanë për vëmendjen e komunës, e cila për një kohë të gjatë problemet e lagjeve
i ka lënë pa trajtuar e pa investimet shumë të nevojshme.

Në Tophane, kam qenë me bujtë te Jetoni, kemi kaluar jashtëzakonisht mirë. Bashkë kemi identifikuar edhe problemet e lagjes, si: mungesën e trotuareve, parkut, parkingjeve, si dhe kemi parë nga afër sfidat me mbeturina. Arbëria e Tophanja janë lagje të mëdha të Prishtinës dhe meritojnë më shumë kujdes, e më shumë vëmendje nga Komuna dhe kryetari i Komunës për investime publike, për me i bë lagjet më të jetueshme e pa problemet bazike me të cilat përballen sot.

Në Arbëri, kam bujtë te Astriti e Benita, me
të cilët kemi biseduar gjerë e gjatë për Prishtinën e gjelbër, digjitale dhe
destinacion. Në krejt Arbërinë nuk ka pasë asnjë stacion të autobusëve.

Por nuk ka as kënde lojërash e rekreacioni për
fëmijët e komunitetin. Në këtë lagje kemi vendosë dy stacione për autobusë, në
mënyrë që banorët e kësaj lagjeje të mos presin në këmbë për transportin e
tyre. Parkun, hapësirat e komunitetit dhe sfidat jemi zotuar se do t’i
trajtojmë sipas programit që kemi përpiluar.

Në Arbëri ka mungesë të hapësirave të gjelbrat, mungesë të shtigjeve për çiklist, mungon edhe ndriçimi publik në shumë rrugë të saj. Si shumë lagje të Prishtinës edhe Lagja Arbëria, është kaotike me mungesë të parkingjeve, edhe në ndërtesat që e kanë vështirësuar jetën në lagje dhe funksionin e saj normal për banorët.

Nga ajo që kamë parë nga bujtjet në Arbëri, por edhe bashkë me ekipin tim kemi vërejtur se Arbërisë i duhet një lidhje më e mirë me qendrën si dhe me  magjistralen që çon për Fushë-Kosovë.

Në anën tjetër, Prishtina ka pasur lumin i cili kalon nëpër Lagjen Tophane, ai është i mbuluar dhe ne do t’ia japim trajtimin e merituar, sepse Tophanja si njëra ndër lagjet më të vjetra të kryeqytetit e ka identitetin e vlerën e saj, të cilin duhet rikthyer.

Do të bëjmë edhe lidhje më të mirë të lagjes
Tophane me lagjen Arbëri dhe lagjet e tjera të Prishtinës, nëpërmjet rregullit
të rrugëve dhe trotuareve në këtë lagje. Një mungesë që e kemi vjetur në këtë
lagje është edhe mungesa e çerdheve, e po ashtu edhe i  hapësirave të gjelbrat. Tophana do të jetë
një lagje e të rinjve që duan të merren me teknologji, përmes transformimit
total të Tulltorës.

Prandaj, unë këtu kam ardhur me një listë
zotimesh që ofrojnë zgjidhje konkrete me një planë kohorë për problemet
kryesore të lagjes Arbëria dhe Tophane.

Këto zotime do të qëndrojnë mbi nënshkrimin
tim, si dëshmi e fjalës sime, për të cilën mund të më mbani përgjegjës.

Kështu, unë zotohem se deri në fund të viti
2024 bashkë do t’i ndreqim problemet e mëposhtme të Arbërisë e Tophanes:

TOPHANE DHE ARBËRI

  • Funksionalizimi i ish-stacionit të trenit në muze të dëbimit
  • Trajtimi i hapësirës së gjelbër përgjatë hekurudhës
  • Ndërtimi i shtigjeve për çiklist përgjatë unazës qendrore dhe në rrugët e tjera
  • Shenjëzimi dhe ndriçimi i të gjitha rrugëve
  • Parking për banorët e lagjes
  • Lidhja e lagjes Arbëria me Parkun Qendror përmes urës për këmbësorë e çiklistë
  • Trajtimi i rrethit në hyrje të lagjes Arbëria – shtimi i trotuareve
  • Lidhja e lagjes Arbëria me qendrën dhe magjistralen për Fushë Kosovë – finalizimi i rrugës unazore
  • Funksionalizimi i lidhjes së lagjes Tophane me lagjen Arbëri përmes
  • mbikalimit apo nënkalimit
  • Shqyrtimi i mundësive hapësinore për ndërtimin e çerdheve në këto lagje
  • Transformimi i Tulltores në qendër multifunksionale kreative-digjitale
  • Riorganizimi i trafikut për shkak të rrugëve të ngushta dhe ulja e shpejtësisë në 30km/h.

Veç edhe disa ditë na ndajnë tash për me e
jetësuar planin e përkushtimin tonë për me ndreqë Arberine e Tophanen, e bashkë
me të edhe çdo lagje tjetër të Prishtinës.

Prandaj, unë them “ma gjallë, ma gjallë”.
Duhet të jemi shumë më të gjallë për me e bë ndryshimin e nevojshëm, prej 17
tetorit e tutje.

Sepse përveç rregullimit të problemeve të
përditshme, të cilat duhet me përfunduar brenda 2 viteve të para të mandatit,
ne poashtu duhet ta jetësojmë edhe vizionin për qytetin tonë –  i cili na bashkon të gjithëve, e për me i
realizuar projektet konkrete që e kthejnë Prishtinën në një qytet të gjelbër,
me ekonomi e shërbime digjitale, dhe që e shndërrojnë atë në një qytet atraktiv
e destinacion për të gjithë.

You may also like