24 lëndë të terrorizmit përfunduan për dy vjet – OSBE vlerëson punën e institucioneve

by admin
Spread the love

Misioni i OSBE-së ka prezantuar
raportin për mënyrën se si trajtohen rastet e terrorizmit nga sistemi i
drejtësisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Raporti analizon gjetjet e OSBE-së
pas një periudhe trevjeçare të monitorimit të rasteve të terrorizmit prej vitit
2018-2020. Gjithashtu raporti ka ofruar rekomandime për hapat korrigjues që
duhet të ndërmerren nga institucionet kyçe në Kosovë. 

Parandalimi dhe luftimi i
terrorizmit mbetet një nga prioritetet e deklaruara strategjike të Qeverisë së
Kosovës, me zotime e bëra publikisht për t’i përforcuar më tej mekanizmat
ekzistues dhe për t’iu përshtatur trendëve dhe dinamikave aktuale të
kërcënimeve terroriste.

Kirsty Brimeloë avokate në
Britaninë e Madhe ka shpalosur raportin në fjalë.  Ajo lavdëroi institucionet të cilat sipas saj,
po bëjnë punë të shkëlqyer në luftën kundër terrorizmit.

“Terrorizmi një gjykatë
ndërkombëtare ka vënë re se terrorizmi është thelb pa një domethënie.
Terrorizmi nuk është vetëm kryerja e aktit, por përpjekja e përhapjes së
terrorit dhe frikës. Ka rrezik për të minuar në punët e Qeverisë dhe mund të jetë
me pasoja në përhapjen e frikës tek popullata”, tha ajo. 

“Ka qenë e rëndësishme që të
merren storiet e tyre dhe përgjithësisht institucionet në Kosovë janë tregues
kryesor që institucionet kosovare janë të gatshëm për t’u përgjigjur çdo lloj sulmi
terrorist”.

Shefi i Misionit të OSBE-së në
Kosovë, Michael Davenport, tha se lufta kundër teorizimit evoluon nga koha në
kohë, prandaj kërkoi që edhe reagimi institucional të ndryshojë.

“Ajo që dëgjuam nga raporti është
se duhet të ju ofrojmë një element të jemi me fat që i monitorojmë Gjykatat dhe
mbledhim të dhëna, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me terrorizmin. Kërcënimi
nga terrorizmi evoluon tërë kohën dhe duhet të ndryshojë edhe reagimi ndaj tij,
pra reagimi duhet të jetë në bazë të ligjit. OSBE do të vazhdojë t’i mbështesë
institucionet dhe t’i mbështes rekomandimet e dala nga ky raport”, ttha Michael
Davenport.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena
Haxhiu, tha se marrë parasysh punën që po bëjnë institucionet në Kosovë, po vlerësohet
nga raportet e ndryshme ndërkombëtare.

“Kuadri ligjor në Kosovë
konsiderohet në përputhje me instrumentet ndërkombëtare mbi antiterrorizmin,
duke përfshirë dekriminalizimin e luftëtarëve të huaj përmes ligjit të veçantë
që Kuvendi i Kosovës kishte miratuar në vitin 2015. Dhe raportet ndërkombëtare
siç është Raporti i Progresit e kanë vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës
në luftimin e radikalizmit”.

Anëtari i Këshillit Gjyqësor të
Kosovës (KGjK), Vilard Bytyqi, tha se gjatë viteve 2021-2022 janë zgjidhur 24
lëndë të kësaj fushe, ndërsa vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti,
janë zgjidhur 8 të tilla.

E prokurori i Prokurorisë
Speciale, Afrim Shefkiu, tha se falë punës së institucione kanë arritur të
parandalojnë sulmet terrorizmi.

You may also like