227 raste të reja, 15 të vdekur nga KOVID-19

by admin
Spread the love

Në 24 orët e fundit 15 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi, ndërkaq që janë regjistruar edhe 227 raste të reja pozitive me Covid-19 nga realizimi i 2.595 testimeve. Ministria e Shëndetësisë informoi se në mënyrë shtesë në Regjistrin e personave të vdekur nga Covid-19 është regjistruar edhe një viktimë që ka ndërruar jetë më 23 tetor 2021.
Gjashtë nga të vdekurit janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët nga Prilepi, Manastiri, Ohri, Velesi, Kavadari, Shtipi…
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 111 pacientë.
Numri i të prejkurve nga koronavirusi që nga shfaqja e pandemisë ka arritur në 199.766 prej të cilëve 186.322 janë shëruar, 7.051 kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 6.393.

You may also like