2269 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 7.038 testime, ndërsa janë regjistruar 2.269 raste të reja me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 1.420 pacientë të shëruar.

Ndërkohë si pasojë e infektimit me Covid-19 jetën e kanë humbur 24 persona.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar gjithsej 247.663 raste, ndërsa prej tyre 222.306 janë shërime dhe 8.139 janë raste vdekje. Numri i rasteve aktive momentalisht është 17.218. /SHENJA/


You may also like