21 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sot mbushen 21 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohriti e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001 ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave maqedonase të sigurisë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit vlerësohet si një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë së Veriut. Kjo kontratë e të dy popujve u bë e mundshme pas luftës së armatosur, që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin e vet për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në Maqedoni.

0 pikat e Marrëveshjes së Ohrit

1. Parimet themelore;

2. Ndërprerja e armiqësive;

3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar;

4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë;

5. Procedurat e posaçme kuvendore;

6. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve;

7. Shprehja e identitetit;

8. Implementimi;

9. Anekset; dhe

10. Dispozitat përfundimtare.

Roli i Bashkësisë Ndërkombëtare për ndërprerjen e konfliktit dhe arritjen e marrëveshjes politike ishte i pazëvendësueshëm. Qysh gjatë zhvillimeve luftarake në vend, Unioni Evropian dhe SHBA, dërguan përfaqësuesit e tyre: Francois Leotard dhe James Perdew, si ndërmjetësues për arritjen e paqes. Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve.
U nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.


You may also like