21 fëmijë të hospitalizuar në spitalin në Kozle, rastet aktive shkojnë mbi 8000

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët – Kozle janë hospitalizuar 21 fëmijë të sëmurë nga Kovid-19, prej të cilëve dy janë në mbështetje të oksigjenit. Fëmijët e hospitalizuar janë të moshës prej dy muajsh deri në 16 vjet, deklaroi mbrëmë për MIA-n drejtori i atij institucioni shëndetësor publik Besnik Zeqiri. Ai potencoi se të gjithë fëmijët janë në gjendje të mirë të përgjithshme.

Për 10 ditë, numri i rasteve aktive u rrit për rreth 1.300. Në fund të tetorit kishte rreth 6.700 raste aktive, ndërsa dje ai numër arriti deri në 8.006.

Në 24 orëshin paraprak, ishin regjistruar 677 raste të reja prej 3.317 testimeve ose rreth 20 për qind, 13 persona vdiqën dhe 517 janë shëruan.

Nga rastet e saporegjistruara më së shumti ka në Shkup – 279, vijojnë Manastiri-86, Prilepi-34, Kumanova-30. Në qytetet tjera nën 30 të infektuar.

Nga 13 persona të vdekur: 5 të vdekur nga Shkupi (61, 70, 74, 80g dhe 86), dhe një i vdekur nga Koçani (83), Manastiri (79), Kumanova (76) , Prilep (87), Veles (77), Probishtip (73), Demir Hisar (47) dhe Kavadar (66). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 206.910, numri i të shëruarve është 191.649, numri i të vdekurve është 7.255 ndërsa numri i rasteve aktive është 8.006.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë flasin se përfshirja me një dozë vaksinë te popullata e rritur është 57 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 46 për qind e qytetarëve.
Në lidhje me aplikimin e vaksinave te e gjithë popullata, janë vaksinuar 39 për qind, ndërsa dy doza vaksinë kanë marrë 37 për qind e popullatës. Dozën e tretë e kanë marrë mbi 43.300 qytetarë.

Sipas statistikës botërore, deri tani me koronavirusin janë infektuar mbi 251 milion banorë, kanë vdekur mbi pesë milion, ndërsa janë shëruar më shumë se 227 milion njerëz.

You may also like