Telalli i Zaevit kundërshton nënshtetësinë dhe ofendon Selën dhe Gashin

Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa i cili është edhe ministër në Qeveri, ka dërguar kritika deri te liderët opozitarë, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, pasi siç thotë, propozim ligji për shtetësinë që është dorëzuar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, është i njëjtë sikurse ai i përpiluar nga shumica parlamentare.

Sipas Hoxhës, Sela dhe Gashi manipulojnë opinioni për fituar pikë politike, pasi siç thotë, ASH-AAA del jashta kornizave fillestare dhe propozon ndryshime që kanë të bëjnë me fitimin e shtetësisë përmes natyralizimit.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të Arjanit Hoxhës:

“Edhe mashtrues edhe lider opozite nuk shkon! Për fat të keq u vërtetua ajo që kemi thënë se opozita ASH-AAA më shumë ka qëllim të bëj politikë sesa të gjejë zgjidhje për problemin me shtetësinë. E para, iniciativa fillestare për të zgjidhur problemin me banorët e Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë shtetësi, hasi në mirëkuptim të plotë nga Lëvizja BESA dhe u kyçëm aktivisht për të gjetur zgjidhje për këtë kategori të ndjeshme të popullatës. Për hir të informimit të drejtë për të gjithë opinionin, gjithë propozimi i zgjidhjes së problemit është propozim i shumicës parlamentare (kjo mund të vërtetohet nga krahasimi i propozimit të parë të opozitës dhe tekstit të propozuar pas takimeve). Në momentin që opozita ASH-AAA e shohin se nuk kanë ide se si të përfitojnë poena politikë, dalin jashtë kornizës për zgjidhje të problemit të shtetësisë për ata që kanë problem (pasi që me propozimet e Qeverisë ky problem zgjidhet), ASH-AAA del jashta kornizave fillestare dhe propozon ndryshime që kanë të bëjnë me fitimin e shtetësisë përmes natyralizimit (për shtetas të huaj që duan të përfitojnë shtetësi të Maqedonisë së Veriut). Prandaj, plasimi i të pa vërtetave në oponion vetëm për të mbuluar pa aftësinë për të artikuluar çështje kaq sensitive, dëshmon për qasjen joserioze dhe mos pasjen e vizionit të opozitës ASH-AAA”.

About admin

Check Also

Musa Xhaferi dhe biznismeni nga Tetova bëjnë miliona euro me bizneset

Një kompani në pronësi të djemve të Musa Xhaferit dhe biznesmenit tetovar Azbi Ibrahimi, U-Power …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *