Eurokomisari: Maqedonia mund të ndahet nga Shqipëria!

Eurokomisari Oliver Varhelyi në Shkup ka njoftuar, se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave qasëse me Bashkimin e Evropian.

Ndërkaq ka shtuar, se nëse Maqedonia e Veriut nuk ka marrëveshje me Bullgarinë, “mendon se do të arrijë momenti kur duhet të shqyrtohet edhe opsioni” i ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues.

“Se a mund të kemi ndarje të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ky është proces i meritave. Nëse i shohim arritjet e Shqipërisë, po, ato i kanë arritur dhe përmbushur të gjitha kushtet, megjithatë, nëse nuk arrihet marrëveshje për Maqedoninë e Veriut, mendoj se do të arrijë ai moment kur do të duhet të shqyrtojmë edhe opsione të tjera. Këtë e kemi biseduar sot me kryeministrin Zoran Zaev dhe u pajtuam se duhet të arrihet përparim nga të dyja palët”, deklaroi Oliver Varhelyi, transmeton TV21.

About admin

Check Also

Musa Xhaferi dhe biznismeni nga Tetova bëjnë miliona euro me bizneset

Një kompani në pronësi të djemve të Musa Xhaferit dhe biznesmenit tetovar Azbi Ibrahimi, U-Power …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *