BE nxjerr planin: Ja si do të udhëtojmë këtë verë!

Komisioni i BE-së rekomandoi lehtësimin e kufizimeve për udhëtimet jothelbësore nga jashtë.

Sipas këtij plani kushdo që ka marrë dozën e fundit të një vaksine të miratuar nga BE-ja (Pfizer, Moderna, Johnson&Johnson dhe AztraZeneca) të paktën dy javë para do të lejohet të udhëtojë.

“Koha për të ringjallur industrinë e turizmit të BE-së.”,- shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në Twitter pak pasi diskutuan për planin e ri të udhëtimit në Evropë, informon dritare.net

Çfarë thonë propozimet?

Shtetet anëtare do të jenë në gjendje të pranojnë turistë nga jashtë BE-së nëse ata kanë marrë një nga dozat e vaksinave të miratuara. Por kjo mund të shtrihet edhe për vaksinat që kanë përfunduar procesin e kontrollit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Fëmijët që nuk kanë bërë vaksinë do të mund të udhëtojnë me prindërit e tyre për sa kohë ata kanë një test që tregon se janë negativë.

Derisa të jepet leja në të gjithë BE-në ose atë që njihet si certifikata e gjelbër digjitale, vendet duhet të pranojnë certifikata nga vendet jo anëtare të BE-së bazuar në ligjin kombëtar. Ky vendim përfshin edhe aftësinë për të verifikuar vërtetësinë, vlefshmërinë dhe integritetin e certifikatës dhe nëse ajo përmban të gjitha të dhënat përkatëse.

Ndërkohë Shqipëria ka përdorur 4 lloje vaksinash deri më tani, atë të Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac. Agjencia Europiane e Barnave, EMA, nuk ka dhënë ende një vlerësim për vaksinën kineze dhe atë ruse, megjithatë pranimin e tyre KE ua lë në dorë vetë shteteve të bllokut. Nuk dihet ende nëse do të njihet certifikata për këto dy vaksinat e fundit nga vendet anëtarë të BE-së për ata qytetarë që tashmë janë vaksinuar.

Në planin e BE-së përfshihet edhe rritje e pragut të rasteve për vendet nga të cilat lejohen udhëtimet, subjekti i karantinës ose testimit, nga 25 infeksione për 100,000 njerëz, në 100. Masat nuk do të prekin rregullat aktuale për udhëtimet thelbësore ose qytetarët e BE-së dhe banorët afatgjatë dhe familjet e tyre.

Rekomandimi do të përfshijë të gjitha vendet anëtare të BE-së, përveç Irlandës, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën

About admin

Check Also

OBSH: Varianti indian i COVID-19, shqetësues për mbarë globin!

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se varianti B.1.617 i koronavirusit, i identifikuar për herë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *