Italia ashpërson masat, tampon negativ për ata që hyjnë në shtet

Një njoftim i rëndësishëm vjen nga shteti ynë fqinj Italia.  Të gjithë ata që duan të fluturojnë drejt këtij shteti duhet të kenë me vete tamponin me rezultatin negativ maksimumi 48 orë para nisjes.Nuk duhet t’i nënshtrohen tamponit të detyrueshëm personat që do të qëndrojnë në Itali për më pak se 120 orë për arsye pune shëndeti apo emergjence. Rregullat do të qëndrojnë në fuqi deri më 15 maj!

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 13 446 raste të reja me Covid-19 në 338.771 tamponë të kryer. Duke e krahasuar me një ditë më parë ka një rënie të rasteve të cilat ishin 14.320.

Edhe numri i të vdekurve është ulur, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 263, duke e çuar në 120.807. Gjithashtu ka pasur një ulje të terapive intensive dhe numrit të shtrimeve në spitale. Ndërsa të shëruarit në 24 orët e fundit janë 15 621 persona.

Kjo është e dashura e re e Bill Gates

Divorci i Bill dhe Melina Gates pas 25 vitesh martesë zbuloi pakte e marrëveshie të thëna e të fshehura, të Read more

Prodhohet në Izrael kornea sintetike, miliona të verbër mund të rifitojnë shikimin

Startapi izraelit CorNeat Vision, një kompani e pajisjeve mjekësore oftalmike, njoftoi se zgjidhja e saj më e re, CorNeat KPro, Read more

Leave a Reply