Zonat ku Edi Rama u votua më shumë në Durrës dhe Vlorë

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri, Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit ishte kandidat në dy qarqe, Vlorë dhe Durrës, i renditur i tetit, po aq sa ishte edhe numri i mandateve që PS siguroi në secilën zonë zgjedhore.

Rama ende nuk ka vendosur se në cilin qark do ta marrë mandatin, ndërsa gjatë fushatës ka deklaruar se do të ishte deputet në qarkun që do të arrinte më shumë në krahasim me synimet.

Kryeministri në numër votash preferenciale ka arritur të marrë më shumë vota në total në Qarkun e Durrësit pasi emrin e tij e kanë përzgjedhur plot 15 047 votues, ndërsa në Qarkun Vlorë arriti të merrte 11 412 vota.

Në total në Qarkun e Durrësit, gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare pati rreth 153 mijë vota, ndërsa në Vlorë ishin rreth 102 mijë vota. Si në Durrës ashtu edhe në Vlorë, shumicën dërrmuese të votave, kreu i PS i ka marrë në Bashkinë Durrës dhe Bashkinë Vlorë.

Në bashkitë e tjera si të Qarkut Durrës ashtu edhe në Qarkun e Vlorës, Rama ka marrë një numër të papërfillshëm votash pasi pjesa më e madhe kanë shkuar për kandidatë të tjerë të PS-së.

QARKU DURRËS – Edi Rama 15 871 vota.

Bashkia Durrës – Edi Rama 13581 vota.

Dy të tjerët më të votuar janë Lefter Koka (9051) dhe Jurgis Çyrbja (3766).

Bashkia Krujë – Edi Rama 1629 vota.

Rrahman Rraja ka marrë mbi 7 mijë vota (7099) dhe kandidati tjetër Denis Deliu (2651).

Bashkia Shijak – Edi Rama 661 vota.

Në këtë zonë, shumica dërrmuese e votave kanë shkuar për kandidatët Jurgis Çyrbja (2658) dhe Ilir Draxhi (2207).

QARKU VLORE – Edi Rama 11 412.

Bashkia Vlorë  – Edi Rama 9458.

Dy kandidatët e tjerë më të votuar janë Damian Gjiknuri me 3309 vota dhe Ilir Metaj me 3056 vota.

Bashkia Selenicë – Edi Rama 335.

Shumica e votave kanë shkuar për Vullnet Sinaj (3012), ndërsa Damian Gjiknuri ka marrë 834 vota.

Bashkia Sarandë – Edi Rama 830 vota

Shumicave e votave kanë shkuar për Vullnet Sinaj (2710), ndërsa më shumë vota se Rama ka marrë dhe Anila Denaj (2710) dhe Niko Kuri (1542).

Bashkia Konispol – Edi Rama 267 vota

Dy kandidatët më të votuar janë Anila Denaj (626) dhe Niko Kuri (471).

Bashkia Himarë – Edi Rama 286 vota

Dy kandidatët më të votuar Damian Gjiknuri (1353) dhe Vullnet Sinaj (581).

Bashkia Finiq – Edi Rama 53 vota

Tre kandidatë të tjerë kanë marrë më shumë vota se kreu i PS, Niko Kuri (1776), Anila Denja (224) dhe Damian Gjiknuri (58).

Bashkia Delvinë – Edi Rama 183 vota

Dy kandidatë më të votuar janë Anila Denaj (1234) dhe Niko Kuri (237).

About admin

Check Also

Armando Dukës i vjedhin dhjetra mijë euro

Katër persona të armatosur kanë grabitur rreth 100 milionë lekë të vjetra në zyrën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *