Qendrat Tregtare do të punojnë edhe të dielën, por me kushte të posaçme

Shkup – Pasi që pas diskutimeve u arrit marrëveshje mes Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së ekonomisë QT të punojnë edhe të dielën, ministrja e punës, Jagopda Shahpaska më emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se sipas marrëveshjes së arritur, QT nuk do punojnë me dy turne, ndërsa punëtorët do kenë përfitime shtesë.

Qendrat tregtare do punojnë një ndërrim, nga ora 10 deri 18, dhe do marrin kompensim prej 100% mëditje të rritur, do kenë të drejtë pushim një ditë në javë që do e shfrytëzojnë në shtatë ditët e ardhshme. 2% nga qarkullimi i tyre ditën e diel ta paguajnë në buxhetin e shtetit”, tha Shahpaska duke shtuar se këto mjete do të investohen në ndërtimin e çerdheve.

About admin

Check Also

Musa Xhaferi dhe biznismeni nga Tetova bëjnë miliona euro me bizneset

Një kompani në pronësi të djemve të Musa Xhaferit dhe biznesmenit tetovar Azbi Ibrahimi, U-Power …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *