Nuk ishin parë për 57 vjet, takimi emocionues i babait me djalin VIDEO

Një ngjarje interesante dhe jo e zakonshme ka ndodhur këtë fundjavë me një takim emocional midis një babai dhe një djali që nuk e kanë parë njëri-tjetrin për 57 vjet, transmeton albinfo.ch.

Richard McCleary për herë të fundit e pa djalin e tij Jimmy kur ai ishte ende një fëmijë, dhe më pas ai e dha fëmijën e vogël për birësim dhe të gjitha gjurmët e tij ishin të humbura.

“E mbajta dy herë. Kishte një boshllëk në zemrën time për 57 vjet”, tha Richard.

Kur u rrit, Jimmy vendosi të përpiqej të gjente prindërit e tij biologjikë dhe bëri një test të ADN-së duke mos ditur që Richard kishte bërë të njëjtën gjë.

Kur u zbuluan se ishin të lidhur, doli se babai dhe djali jetojnë vetëm 30 minuta me makinë larg, në Karolinën e Jugut, raporton ABC News.

Pas një takimi të parë emocional, ata vendosën të kalonin ca kohë së bashku për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të kompensuar një pjesë të kohës së humbur.

About admin

Check Also

Si 5 adoleshent krijuan 50 vite më parë kodin “420” që sot është bërë festë internacionale e kanabisit

Kodi i tyre për të tymosur kanabis u bë një festë për të gjithë konsumuesit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *