Në Izrael pas marrjes së vaksinës Fajzer ka disa raste të ndezjes së muskulit të zemrës

Ministria izraelite e Shëndetësisë dje ka njoftuar se po heton numër të vogël të rasteve të ndezjes së muskulit të zemrës te njerëzit që kanë marrë vaksinën Fajzer kundër Kovid-19, por ende nuk kanë ardhur deri te ai konkludim.

Sipas Fajzerit, nuk është shënuar shkallë e lartë e kësaj sëmundje sesa që pritet tek popullata e përgjithshme.

Koordinatori izraelit për përgjigje ndaj pandemisë Nahman Ash ka thënë se studimi preliminar ka treguar dhjetëra dukuri të miokarditisit që kanë ndodhur te me shumë se pesë milionë të vaksinuar, para së gjithash pas dozës së dytë.

Ash ka shtuar se nuk është e qartë nëse kjo është e pazakonshme dhe nëse ndërlidhet me vaksinën.

Siç është njoftuar, më shumë raste janë paraqitur te personat e moshës deri në 30 vjeç.

About admin

Check Also

OBSH: Varianti indian i COVID-19, shqetësues për mbarë globin!

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se varianti B.1.617 i koronavirusit, i identifikuar për herë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *