Pfizer do të prodhojë një version të ri të vaksinës

CEO-ja i Pfizer, Albert Bourla, është optimist se dozat do të rezultojnë efektive ndaj varianteve aktuale dhe thotë gjithashtu se ato shumë shpejt mund të përshtaten për të trajtuar edhe variante të reja problematike

Gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer, po planifikon një version të ri të vaksinës së tij të koronavirusit që mund të ruhet në një frigorifer standard dhe vjen i holluar dhe i gatshëm për përdorim. Vaksina e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech e Gjermanisë është tashmë një prej shtyllave kryesore në përpjekjet ndërkombëtare për të kontrolluar pandeminë, dhe në Izrael është përdorur gati ekskluzivisht për të vaksinuar popullatën, por mbetet një sfidë për t’u dërguar dhe mbrojtur.

Versioni aktual duhet të ruhet në minus 70 gradë Celsius (minus 94 gradë Fahrenheit), duke kufizuar shpërndarjen e tij në qendrat e vaksinimit të pajisura posaçërisht. Por shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla tha në një intervistë për AFP se një version i ri është në proces dhe se ai ishte optimist se vaksina do të jetë gjithashtu efektive kundër varianteve të reja të virusit. Bourla tha se Pfizer ka sasi të mëdha të të dhënave në botën reale nga disa prej llojeve të varianteve.

“Ne kemi të dhëna nga Afrika e Jugut, me variantin e Afrikës së Jugut, dhe në përgjithësi efikasiteti ishte 100 për qind. Dhe gjithashtu keni të dhëna nga Brazili dhe Mbretëria e Bashkuar. Dhe duket gjithashtu se kjo është e kontrolluar shumë mirë”, tha ai.

Pfizer nuk ka përpiluar ende të dhëna të mjaftueshme mbi efikasitetin e vaksinës së saj kundër të ashtuquajturit variant indian, i fundit për të ngritur shqetësime se një valë e re e infektimeve mund të prekë sërish popullatën. Por ai tha se ishte “optimist” që vaksina do të rezultonte efektive dhe se teknologjia mRNA e firmës mund të përshtatet edhe ndaj çdo lloj varianti të ri të virusit.

“Gjëja që më bën të ndihem më optimist është se ne kemi zhvilluar një proces që në momentin e parë që një variant i ri i virusit të bëhet shqetësues, ne duhet të jemi në gjendje të kemi një vaksinë të re brenda 100 ditësh”, u shpreh z. Bourla.

“Padyshim që është një objektiv shumë i vështirë për t’u arritur, por unë jam shumë optimist që ne jemi në gjendje ta bëjmë atë, ne duhet ta bëjmë atë.

“Dhe për shkak të efektivitetit të kësaj teknologjie mARN, unë besoj se variantet nuk do të arrijnë të kthehen në problematikë sepse ne do të jemi në gjendje t’i kontrollojmë ato. Edhe Bashkimi Europian e mbështet vaksinën relativisht të shtrenjtë të Pfizer, por ka shqetësime sa i takon vështirësisë për ta mbajtur atë në temperatura shumë të ulëta, gjë kjo që do ta bëjë të vështirë shpërndarjen e saj në vendet e varfëra”,tha z. Bourla.

Por edhe këtu përsëri z. Bourla fliste me një siguri dhe besim të lartë.

“Në të vërtetë po bëjmë dy gjëra në këtë drejtim”, tha ai. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave lejon që vaksina të mbahet në minus 20 Gradë Celsius në një frigorifer standard për dy javë dhe z. Bourla mendon se kjo periudhë mund edhe të zgjatet.

“Ne jemi gati të gjenerojmë të dhëna për dy javë të tjera. Kështu që kjo ajo mund të ruhet, le të themi, një muaj në minus 20 nëse marrim miratim për këtë”, vazhdoi ai më tej.

“Nga ana tjetër, ne jemi gjithashtu duke punuar me një formulë të re, e cila është përmirësuar shumë dhe që do të jetë gati për t’u përdorur: që do të thotë se nuk do të jetë me nevoja për të holluar vaksinën, ajo do të vijë e holluar. Pfizer shpreson që vaksina të mund të ruhet për dy deri në tre muaj në frigoriferë normale dhe për tre muaj të tjerë në ngrirje”, tha z. Bourla.

“Pra, katër deri në gjashtë muaj në minus 50 ose 70 … ne besojmë se do të jemi në gjendje ta kemi gati në verë, nëse çdo gjë do të shkojë sipas planifikimeve”. Detajet e tjera, në drejtim të çmimeve tregojnë se vaksina Pfizer është shumë herë më e shtrenjtë se, për shembull, produkti konkurrues nga AstraZeneca me bazë në MB, i cili nuk ka arritur të përmbushë premtimet e dorëzimit. Por z. Bourla thotë se kostoja më e lartë është mësë miri e justifikuar.

“Strategjia jonë është të përpiqemi të arrijmë në një çmim që të jetë i përballueshëm nga të gjithë”, tha ai. E përballueshme nga të gjithë do të thotë që më shumë doza vaksinash të vihen në dispozicion të vendeve që kanë më shumë nevojë për të. “Unë nuk dua të specifikoj se cili do të jetë çmimi për secilin vend, por në rastin më të madh do të jetë kostoja e një vakti ushqimor. Prandaj mua më pëlqen ta ritheksoj se çmimi i kësaj vaksine është mëse i arsyeshëm.

Për vendet e përcaktuara me të ardhura të mesme nga Banka Botërore, “çmimi do të jetë pothuajse sa gjysma e atij që kemi vendosur për vendet me të ardhura të larta”, tha CEO. “Dhe për vendet me të ardhura të ulëta, ne kemi vendosur ta japim atë natyrisht mbi një bazë jofitimprurëse. Kjo është strategjia dhe politika që ne do të ndjekim. Prandaj unë besoj me bindje se kjo vaksinë do të arrijë të gjithë njerëzit e botës”.

About admin

Check Also

OBSH: Varianti indian i COVID-19, shqetësues për mbarë globin!

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se varianti B.1.617 i koronavirusit, i identifikuar për herë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *