Arabia Saudite, ofertë e çmendur për të organizuar meçin Xhoshua-Fjuri

Një shumë prej 150 milionë dollarësh ka arritur së fundit nga Arabia Saudite për të organizuar duelin e madh të peshës së rëndë në boks mes britanikëve Entoni Xhoshua e Tajson Fjuri. Një sfidë që do të unifikojë titujt kampionë bote në këtë Divizion dhe planifikohet që secili boksier të arkëtojë nga 75 milionë dollarë nga kjo përballje e parë, që do të zhvillohet këtë verë.

Lajmin e ka konfirmuar “ESPN”, duke deklaruar se Arabia Saudite mbetet në vendin e parë për të organizuar këtë duel të madh mes dy kampionëve të botës. Kjo shifër është dy herë më e madhe se shuma e 60 milionë dollarëve që Xhoshua dhe Ruiz morën dy vite më parë.

Karateisti nga Tetova Driton Halimi, i pari në Kosovë – VIDEO

Karateisti me perspektivë nga Tetova Driton Halimi në turneun memorial "Mësuesi Mustafë Blakaj" në Kosovë ka fituar vendin e parë. Read more

Universitet i Tetovës, lehtë kalon Vardarin

Skuadra e Universitetit të Tetovës në volejboll është kualifkuar në finale të garës elitare të volejbollit në Maqedoni, pasi që Read more

Leave a Reply