Shkëndija e Tetovës fiton titullin kampion, festojnë tifozët – VIDEO

Shkëndija e Tetovës është zyrtarisht kampione e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut për herë të katërt në histori. Kuqezinjtë tetovarë, sikurse pritej, fituan 3-1 ndaj Borecit, duke ruajtur diferencën prej 13 pikësh ndaj Shkupit të vendit të dytë, e pamundur për t’u ngushtuar në katër javët e mbetura, pasi në lojë janë vetëm 12 pikë.

Skuadra e Ernest Gjokës nuk u paraqit në nivelin e duhur gjatë pjesës së parë, që e mbylli në disavantazh të një goli, të shënuar nga Bjetullai në portën e tij. Gjithsesi, në fraksionin e dytë Shkëndija tregoi vlerat e saj të vërteta, duke e ndëshkuar tri herë kundërshtarin me Besart Ibraimin, Rubin Hebajn dhe Mevlan Muratin.

Një triumf përfundimtar më se i merituar për kuqezinjtë, pavarësisht një nisjeje me luhatje të kampionatit.

Një fitore të madhe dhe me përmbysje 2-3 arriti Struga Trim&Lum në fushën e Makedonija GP, Shkupi iu imponua 2-0 Rabotnickit, Vardari fitoi 1-0 me Belasican dhe Pelister – Renova u mbyll 1-0.

A do të vazhdojë kontratën Gjoka me Shkëndijën? Ja përgjigja e tij…

Shkëndija e shqiptarëve të Tetovës ka arritur edhe një tjetër vit të shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut dhe kjo Read more

Përqafimi i lojtarit kosovar me atë serb, imazh i një “bote të re”

Ka marrë shumë vëmendje në mediat italiane dhe jo vetëm, përqafimi mes një lojtari me origjinë kosovare Mërgim Vojvoda dhe Read more

Leave a Reply