UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

Revolta e organizuar duke krijuara Superligën, nuk do të kalojë pa pasoja për Real Madrid dhe Juventusin. “La Gazzetta dello Sport” ka shpjeguar se UEFA po mendon një dënim shembullor për të dy klubet, edhe pse në teori ato do të paguanin fajet e lakmisë së Perez e Anjelit.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet të premtën për të diskutuar në mënyrë specifike se çfarë të bëjë me klubet pjesëmarrëse të revoltës. Si fillim do të rishikohen rregulloret për të vendosur aty klauzola që nuk do të lejojnë më arrati të tilla e penalitete shumë të rënda e të qarta për këdo që tenton të bëjë të njëjtën gjë.

Burimet nga Italia bëjnë të ditur se Ekzekutivi i UEFA-s po mendon sanksione ekonomike e sportive dhe është arritur deri aty sa një nga propozimet që do të shqyrtohet do të jetë edhe ajo e përjashtimit për një vit nga Liga e Kampioneve për Real Madrid dhe Juventusin si lider të këtij projekti. Sigurisht, do të jetë e vështirë që të realizohet për efektet e rënda që do të kishte në panoramën e futbollit evropian. Por është një hipotezë të cilën Çeferin po e merr në konsideratë, pasi gjithë këto ditë e ka trajtuar si “personale” situatën me drejtuesit e dy klubeve, të cilët sipas tij e kishin tradhtuar.

About admin

Check Also

Reali dhe Roma interesohen për lojtarin shqiptar

Emri i Elseid Hysaj është duke qarkulluar në agjendën e shumë klubeve europiane, brenda dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *