Keni alergji? Atëherë, kujdes nga vaksinat!

Vetëm njerëz të caktuar me histori alergjie me rrezik të lartë duhet të konsultohen me një alergolog përpara se të marrin një vaksinë COVID-19, sipas studimit të ri.

Hetuesit kanë azhurnuar udhëzimet e tyre paraprake pasi kanë analizuar të dhënat nga më shumë se 65,000 njerëz që ishin vaksinuar plotësisht.

“Me më shumë kohë dhe përvojë, ne kemi qenë në gjendje të ngushtojmë në mënyrë të konsiderueshme grupin e pacientëve me alergji paraprake të cilët kërkojnë një vlerësim alergolog përpara vaksinimit kundër COVID-19”, tha bashkëautorja e studimit Dr. Kimberly Blumenthal, një alergologe dhe studiuese e alergjive të ilaçeve në Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts.

“Tani këshillojmë që vetëm individët e rrallë që kanë pasur një reaksion të rëndë alergjik kohët e fundit ndaj polietilen glikolit, një përbërës në vaksinat, të vizitojnë një alergolog ose imunolog për vlerësim, i cili mund të përfshijë testimin e lëkurës”, tha Blumenthal në një njoftim për shtyp në spital.

Njerëzit me alergji të rënda ndaj ushqimeve, ilaçeve orale, latexit, pickimeve të bletëve ose helmit mund të marrin në mënyrë të sigurt vaksinat COVID-19, sipas studimit.

Gjetjet vlejnë për vaksinat Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson .

Studiuesit vunë në dukje se reagimet e rënda alergjike ndaj vaksinave janë jashtëzakonisht të rralla. Për më tepër, ata thanë që mjekët në qendrat e vaksinimit duhet të vazhdojnë të monitorojnë njerëzit me rrezik më të lartë për 30 minuta pas vaksinimit. Ata gjithashtu duhet të kenë staf të trajnuar për të njohur dhe menaxhuar reaksionet alergjike.

Autorët e studimit sugjeruan gjithashtu ndryshime në mënyrën se si vlerësohen pacientët me histori të alergjive përpara se të marrin një dozë kundër COVID-19. Kjo duhet të përfshijë pyetje të qarta dhe të thjeshta për të identifikuar ata që kualifikohen për të gjitha vaksinat COVID-19 pa kërkuar një vlerësim nga  alergologu.

“Qëllimi ynë kryesor është të mundësojmë që sa më shumë individë të marrin një vaksinë COVID-19 në mënyrë të sigurt dhe të shmangin hezitimin e panevojshëm ndaj vaksinës për shkak të mungesës së njohurive rreth reagimeve alergjike të tyre”.

Rezultatet u botuan së fundmi në Journal of Alergy and Clinical Immunology.

Sëmundja e rëndë që kërcënon ata që zgjohen shpesh në mes të natës

Nëse zgjimet e shpeshta gjatë natës janë një dukuri e përditshme për ju, atëherë shanset për të vdekur para kohe Read more

Prodhohet në Izrael kornea sintetike, miliona të verbër mund të rifitojnë shikimin

Startapi izraelit CorNeat Vision, një kompani e pajisjeve mjekësore oftalmike, njoftoi se zgjidhja e saj më e re, CorNeat KPro, Read more

Leave a Reply