7 arsyet e dështimit të Super League Europiane

Kompeticioni i quajtur Super League Europiane u shkri ende pa nisur. Një ligë e krijuar me 12 klube që dështoi që në letër për 48 orë. Më poshtë po rendisim 7 nga arsyet kryesore pse ky kompeticion nuk u vu në zbatim:

1.Pa komunikim – Kur një grup dëshiron të marrë pushtetin, gjëja e parë duhet të jetë kontrolli i medias. Në këtë rast, “sulmi” ndaj pushtetit të UEFA-s dhe FIFA-s u krye pa mbështetjen e medias, e cila vërshoi kundër Super Ligës, duke tërhequr zvarrë opinionin publik, politikën dhe tifozët.

Florentino nxitoi të dilte në TV në mes të natës (24 orë pas njoftimit) për të provuar të shpjegonte projektin. Më pas edhe Agnelli u mbështet në dy intervista në gazeta (48 orë më vonë) kur gjithçka po shkërmoqej.

2.Pa klubet gjermane – Kur u njoftuan klubet themeluese të Super Ligës, menjëherë u bë e dukshme mungesa e ekipeve gjermane. Një dobësi shumë serioze. Është e vështirë të imagjinohet të organizosh diçka në Evropën e sotme pa gjermanët.

3.Pa PSG – Një boshllëk tjetër i rëndë ai i francezëve. Jo aq për peshën e futbollit transalpin, por për mungesën e klubit parisien në pronësi të sheikut nga Katari. Nuk kishte gjasa të mendohej se emirët në borxh ndaj FIFA-s për Kupën e Botës së 2022 dhe ende në garë për suksesin në Champions, do të ishin bashkuar në Super Ligë.

4.Projekti i dobët – Ka shumë dyshime në lidhje me strukturën e Super Ligës. Konfuzion total në frontin e të drejtave televizive. Cili është transmetuesi i Super Ligës? Cili huadhënës? Grupi “JP Morgan”, referenca kryesore, nuk e ekspozoi veten duke mbetur anash vetëm si financues. Një detaj tjetër i vogël. Kush do t’i gjykonte ndeshjet e Superligës? Edhe këtu mjegulla bëhej e dendur.

5.Revolta e tifozëve – Shndërrimi i klubeve të mëdha në industri është mbase mëkati fillestar i gjithçkaje, sepse futbolli nuk shet vetëm fanella, por mbi të gjitha pasionin që është një pasuri e paprekshme. Pasioni, ndër të tjera, nuk është gjithmonë i lidhur me rezultatet. Revolta e tifozëve anglezë është po aq e bujshme dhe simptomatike sa tabelat që thonë “Futbolli është yni dhe jo juaji”.

6.Efekti i pandemisë – Në një pandemi të plotë globale, me mijëra vdekje dhe një krizë të afërt ekonomike, duke folur për projekte faraonike, për pasuri të reja e për miliarda që do të ndahen mes themeluesve të Super Ligës, është gjeneruar një refuzim shumë i fortë ndaj kësaj ideje që duhet të sfidonte Champions-in.

7.Ndërhyrja e politikës – Momenti historik është gjithashtu i gabuar. Në një fazë ku globalizimi shihet si një armik i mundshëm (i cili përhap viruset), shtetet dhe nevojat e brendshme rivlerësohen (shih çështjen e vaksinave), fillimi i një kampionati europian klubesh që penalizon ato kombëtare ishte çmenduri

A do të vazhdojë kontratën Gjoka me Shkëndijën? Ja përgjigja e tij…

Shkëndija e shqiptarëve të Tetovës ka arritur edhe një tjetër vit të shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut dhe kjo Read more

Përqafimi i lojtarit kosovar me atë serb, imazh i një “bote të re”

Ka marrë shumë vëmendje në mediat italiane dhe jo vetëm, përqafimi mes një lojtari me origjinë kosovare Mërgim Vojvoda dhe Read more

Leave a Reply