Mundo Deportivo: UEFA ka ofruar të holla skuadrave angleze

E përditshmja spanjolle, “Mundo Deportivo” raporton se Liverpulli, Totenhami, Arsenali, Çellsi, Man. Siti dhe Man.Junajted, të gjithë, kanë vendosur të lënë idenë e Superligës që kanë formuar me Real Madridin, Barcelonën, Atletiko Madridin, Juventusin, Interin dhe Milanin.

I gjithë presioni që këto klube kanë marrë nga Anglia, në të cilin ata e kanë vënë veten kundër rivalëve, organizatave, madje edhe futbollistëve dhe trajnerëve të tyre, duket se ka mjaftuar.

“Mundo Deportivo” ka mësuar se UEFA ka luajtur një rol themelor në atë vendim. Sipas të përditshmes spanjolle, UEFA i ka ofruar një shumë të konsiderueshme parash për gjashtë klubet e mëdha të anglisë për largimin nga Superliga, e cila kërcënoi seriozisht vazhdimësinë e Ligës së Kampionëve.

Kjo ofertë, megjithatë, nuk ka arritur në klubet spanjolle, të cilat thuhet se janë të udhëhequra nga presidenti Florentino Perez, i cili konsiderohet tanimë si një ‘armik’ i UEFA-s.

About admin

Check Also

Reali dhe Roma interesohen për lojtarin shqiptar

Emri i Elseid Hysaj është duke qarkulluar në agjendën e shumë klubeve europiane, brenda dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *