Revoltë në BDI: Halit Ajdini 13 vite funksioner zgjidhet edhe për 4 vite tjera

Në adresë të portalit Shqipmedia një grup i revoltuar i forumit rinor të BDI-së na njoftoi se në seancën e para disa ditëve të qeverisë kur u mor vendimi për kufizimin e harxhimeve të ministrave për dreka dhe darka pas skandalit të Arjanit Hoxhës, po atë ditë është ri emëruar për zv/drejtor i MIA-së ( Agjencisë Informative të lajmeve të Maqedonisë ) Halit Ajdini nga Tetova.

Sipas të revoltuarve asgjë nuk do ishte diskutabile sikur të dëgjohej fjala e kryetarit Ali Ahmeti i cili para 2 viteve kërkoi që funksionarët e BDI-së mbi 10 vite të dorëhiqjen nga postet e tyre. Por ja gjë nuk ndodh me Halit Ajdinin i cili që nga viti 2008 ushtron këtë funksion plot 13 vite dhe është zgjedhur edhe plus për 4 vite. Halit Ajdini nuk ka asnjë dit “stazh” pune si punëtor por direkt që 13 vite të plota ushtron funksion drejtori.
Kur do të vijnë në shprehje gjeneratat e reja pyesim kryetarin Ahmeti? Mjaftë më Halit Ajdini ose Ejup Rustemin tërë jeta funksionera si Titoja…thuhet në reagimin e grupit të revoltuar nga forumi rinor i BDI-së…Shqipmedia

About admin

Check Also

Musa Xhaferi dhe biznismeni nga Tetova bëjnë miliona euro me bizneset

Një kompani në pronësi të djemve të Musa Xhaferit dhe biznesmenit tetovar Azbi Ibrahimi, U-Power …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *