“Komandant Ujku” përfundon në Hagë

Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se Pjetër Shala u transferua në Hagë.

Ish-ushtari i UÇK-së, ishte arrestuar më 16 mars të këtij viti, derisa aktakuza ndaj tij ishte konfirmuar më 12 qershor të vitit të kaluar.

Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

“Aktakuza e konfirmuar pretendon se Z. Shala është përgjegjës, nën forma të ndryshme të përgjegjësisë penale individuale, për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturave dhe vrasjeve të kryera në kontekstin e dhe të shoqëruara me një konflikt të armatosur jo-ndërkombëtar në Kosovë. Krimet e pretenduara për të cilat akuzohet Z. Shala ndodhën midis afërsisht 17 maj 1999 dhe 5 qershor 1999 kundër personave të ndaluar në Fabrikën e Metalit në Kukёs (Shqipëri) që thuhet se përdorej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim thuhet se së shpejti do të jepet informacion mbi datën dhe orën e paraqitjes së parë të Shalës para Gjykatësit të Procedurës Paraprake.

“Paraqitja e parë mbahet në seancë publike dhe mund të përcillet përmes faqes së DHSK-së në Internet”, thuhet në komunikatën e tyre.

Rrëfimi i 17-vjeçarit nga Prishtina: Dy burra më veshën si femër dhe…

Dy burra, 29-vjeç dhe 37 vjeç, dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 17-vjeçar nga një fshat i Prishtinës, për Read more

Lazim Destani i shkruan letër Çun Lajçit

Aktori i njohur Çun Lajçi ka disa ditë që po qëndron i shtrirë në spital, konkretisht në repartin e pulmologjisë Read more

Leave a Reply