Universitet i Tetovës, lehtë kalon Vardarin

Skuadra e Universitetit të Tetovës në volejboll është kualifkuar në finale të garës elitare të volejbollit në Maqedoni, pasi që në gjysmëfinale me rezultat maksimal 3-0 mundi Vardarin. Skuadra tetovare nuk humbi asnjë nga gjashtë setet e serisë së gjysmëfinales ndaj Vardarit, duke konfirmuar klasin ndaj kuqezinjëve të Shkupit.

Bilansi i përgjithshëm në këtë sezon është 6-1 në të mirë të skuadrës tetovare. Në finale sipas pritshmërisë do të përballet me skuadrën e Xhio Strumicës, e cila në sfidën e parë të gjysmëfinales, mundi me 3-0 në sete skuadrën e e GOK Borecit. Sfida e dytë do të zhvillohet në terrenin e skuadrës së Borecit. Në rast të fitores së Xhio Strumicës, atëherë seria e finales do të nis të premtën, ndërsa skuadra tetovare do të jetë nikoqire në sfidën e parë.

Karateisti nga Tetova Driton Halimi, i pari në Kosovë – VIDEO

Karateisti me perspektivë nga Tetova Driton Halimi në turneun memorial "Mësuesi Mustafë Blakaj" në Kosovë ka fituar vendin e parë. Read more

Arabia Saudite, ofertë e çmendur për të organizuar meçin Xhoshua-Fjuri

Një shumë prej 150 milionë dollarësh ka arritur së fundit nga Arabia Saudite për të organizuar duelin e madh të Read more

Leave a Reply