E rdogan përsëri i ndihmon Ramës, i dërgon kontrollor në aeroport

Pas më shumë se 24 orë bllokim, kanë nisur fluturimet në aeroportin e Rinasit. Sipas përkthyeses së delegacionit turk, kontrollorët turq kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas. Raportohet se ata kanë ardhur nga Podgorica.

Më herët, ministrja Belinda Balluku bëri me dije se situata e fluturimeve tashmë është e zhbllokuar..

“Nisin fluturimet esenciale: shëndetësore, diplomatike, ushtarake, qeveritare, humanitare. Në orën 3 pasdite vijnë vaksinat e vonuara, me një përpjekje të madhe.E pamundur tani që të kemi fluturime komerciale, po punojmë për të zgjidhur këtë problem të madh. Nga nesër vijon udhëtimi normal. Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një palë e organizuar për të pasur një bllokim deri në zgjedhje, por janë marrë të dhënat për të bërë një verifikim edhe me të thellë të situatës.

Rëndësi ka që trafiku ka filluar punën dhe po zgjidhim hap pas hapi për të vënë në funksion njësitë e të kthehet çdo gjë në vijë”, deklaroi ministrja.

Euronews / Si apatia e BE ndaj zgjerimit mund të bashkojë Kosovën me Shqipërinë?

Në një vizitë në Shqipëri në mars, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë Read more

Ja kur fillon me punë aeroporti i Kukësit

Ka nisur numërimi mbrapsht. Aeroporti i Kukësit po shkon drejt funksionit dhe pritet që në pak ditë të realizohet edhe Read more

Leave a Reply