A e dini se djali i kujt është Blerim Vela nga Tetova, shefi i stafit të Vjosa Osmanit, ?

Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se Blerim Vela është emëruar shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu.

Siç njofton presidenca, Vela ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.

Vela është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane. Studimet në nivelin Baçellor i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka ligjëruar në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Universitetin e Sussex-it.

Blerim Vela është djali i ish rektorit të Universitetit të Tetovës Dr.Prof Agim Vela. Djali tjetër i ish rektorit në fjalë, Driton Vela është doktor i shkencave të mjekësisë dhe vitin e kaluar i’u bashkangjit Lëvizjes Vetvendosje.
Jeta e familjes së Agim Velës është mes Tetovës dhe Prishtinës. Kushërinjtë e parë të tyre që jetojnë dhe veprojnë në Tetovë janë Pëllumb Vela stomatolog dhe Ilir Vela specialist kirurg që të dy doajen të volejbollit tetovar respektivisht KV Shkëndija. Familje shembull nga Tetova të njohur si intelektual, sportist dhe atdhetarë. Shqipmedia

Zëdhënësi i qytetit të Shkupit i reagon opozitës shqiptare përmes fotografive

Zëdhënësi i qytetit të Shkupit, Valon Salihu, përmes disa fotografive i ka reaguar opozitës shqiptare, që sot kishte mbajtur një Read more

Teuta Arifi inspekton përfundimin e punimeve në rrjetin e ri të ujësjellësit të f.Poroj

Janë para përfundimit punët për ndërtimin e tubacionit të ri të ujësjellësit të f.Poroj, nga burimi i Buxhakut deri tek Read more

Leave a Reply