Një 19 vjeçare është pacientja më e re e cila ka ndërruar jetë në Covid-Qendrën në Manastir e cila dyshohej se është pozitive me Covid-19 por nuk është testuar, shkruan Sdk.mk
“Vajza ndërroi jetë disa orë pas pranimit, u soll në gjendje ekstremisht të rëndë. Ndërroi jetë para se ti merret bris dhe nuk është në mesin e personave që kanë ndërruar jetë si pozitivë me kovid”, thotë drejtoresha e Spitalit të Manastirit, Biljana Gagaçovska.