Profesori nga Kosova: PEJA ka qenë bastion serb, osmanët e kolonizuan me shqiptarë

PEJA: Bastioni serb dhe “Lulja e Metohisë” të cilën osmanët e kolonizuan me shqiptarë duke i shpërngulur sllavët/serbët

Profesori i komunitetit turko-shqiptar në Kosovë Isa Mulaj vazhdon me shkrimet e tij në rrjetet sociale, tani shkruan se PEJA ka qenë bastion serb ndërsa osmanët e kanë kolonizuar me shqiptarë: Më poshtë ju sjellim pa ndërhyrje postimin e tij në Facebook:

Pas rënies së Perandorisë Serbe të Car Dushanit, kryeqyteti i së cilës ishte Prizreni, dhe Betejës së Kosovës më 1389, struktura etnike e popullsisë së Kosovës vazhdon të mbetet thuajse e pandryshuar në favor të sllavëve/serbëve të cilët përbënin diku ndërmjet 90 dhe 95% të popullsisë së përgjithshme. Kjo vërtetohet edhe me regjistrimet e kohës ose të vitit 1485 për sanxhakun e Shkodrës i cili përfshinte edhe një pjesë të Kosovës nga Gjakova e deri në Kqiq afër Vushtrrisë, dhe të Malit të Zi. Kësaj radhe, do të shohim regjistrimet e ekonomive familjare për qytetin e Pejës.
Regjistrimi së pari ishte bërë për muslimanët sepse këta jetonin në qendër të qytetit, kishin kushte më të mira jetese, merreshin me veprimtari të ndryshme dhe ushtronin funksionet kryesore. Me gjasë, këta muslimanë ishin shqiptarë. Në atë kohë (1485) Peja kishte 33 shtëpi muslimane, por këta ishin pakicë në krahasim me sllavët/serbët të cilët numëronin 104 shtëpia, ose shprehur në përqindje, muslimanët shqiptarë përbënin 24.09% në krahasim me sllavët ortodoks 75.91%. Lloji i emrave të kryefamiljarëve dhe i prindërve të tyre nga të dyja gjinitë, zbulon edhe strukturën etnike të popullsisë, sidomos të sllavëve sepse të njëjtit emra i bartin edhe sot serbët. Po kështu ka ndodhur edhe me shqiptarët muslimanë të cilët i kanë marrë mbiemrat në bazë të profesioneve dhe funksioneve sepse, edhe pse pakicë kombëtare në Pejë, e kanë pasur pushtetin dhe kanë sunduar. Në faqe 50 (dokumenti i parë i bashkangjitur) shihen qartë mbiemrat në bazë të profesioneve dhe funksioneve të shqipptarëve të cilët janë trashëguar deri në ditët e sotme, dhe ata janë të vetmit pejanë të vërtetë. Për shembull, shiko emrin “Hysejn Sabuni” ose ai që ka prodhuar sapuna (sapuni do të njihet në Evropën Perëndimore shekuj më vonë) dhe ai mbiemër nga viti 1485 është përcjellur deri më sot (për shembull, Riza Sapunxhiu). Mbiemri më i përhapur në Pejë ishte Kasapi, prandaj edhe sot është mbiemër fort i njohur, për shembull, Agim Kasapolli është pejani më tipik (a u kujtohet kur komentonte në ndeshjet ndërmjet Cibonës së Zagrebit dhe Zhallgirisit të Kaunasit?). Shohim mbiemrin tjetër Kadiu (Saruxha Kadiu dhe Sylejman Kadiu) që do të thotë “gjyqtar”, Kyçyku që do të thotë “i vogël” ose “pasardhësi”, Dogani dhe Doganxhi po e dini se çka është, Nallbani (Shirmend Nallbani dhe Iskender Nallbani), e kështu me radhë. Kampioni i të gjithë këtyre është mbiemri ose i biri i Begut/Beut, siç mund ta shihni në faqe 50 emrin “Hamzai, gulam i Isa Beut.” “Gulam” do të thotë shërbëtor. “Beg” nga osmanishtja do të thotë guvernator ose administrator (sikur ne që e kemi pasur administratorin e UNMIK-ut). Pra, Hamzai ka qenë shërbëtori i Isa Begut i cili ndoshta ka qenë admnistratori i sanxhakut të Shkodrës ku përfshihej edhe Peja, por nuk përjashtohet mundësia që ky të ketë qenë Isa Beg Isakoviq (Administrator i Bosnjës, njëri prej gjeneralëve më të besueshëm të Sulltanit dhe pushtuesi kryesor i rajonit). Në folklorin shqiptar edhe të sotëm, ka mbetur shprehja dhe titulli “Isa Begu” që ka vazhduar t’i bashkangjitet edhe personave tjerë me emrin Isa, si për shembull Isa Boletinit. Madje, edhe personat e zakonshëm me emrin Isa, shpesh herë përshendeten me shprehjen “ku je Isa Beg?” E tëra duket se e ka origjinën nga Isa Begu i sanxhakut të Shkodrës ose nga Isa Begu Isakoviq i sanxhakut të Bosnjës.
Nga dokumentet e Defterit duket se ka pasur ngapak përzierje ndërmjet familjeve të krishtera dhe muslimane, si për shembull, në faqe 52, te “Mëhalla e Radiçit”, kemi “Vuku, i vëllai i Mehmetit” dhe “Radko, i dhëndrri i Hamzait.”
Gjersa tek muslimanët shqiptarë (nëse ishin të gjithë shqiptarë?) mbiemrat dominant ishin Gjyqtari, Dogani, Kasapi, Nallbani, Sapuni, Begu, tek serbët nuk vërehet asnjë prej tyre pos “i biri”, “e bija”, “vëllai.” Por kishte edhe tek serbët mbiemra në bazë të profesioneve, si për shembull, në faqe 53 tek “Mëhalla e Dabzhivit” figuron “Nikolla Siromah (i varfër)” dhe “Radivoi, i biri Bedës” (Beda po ashtu do të thotë i varfër ose vobektë), mandej në faqe 52 ishte “Gjugjash Doshlac” dhe Defteri e sqaron brenda kllapës (i ardhur). Kjo për shkakun se në atë kohë (më 1485) në Pejë nuk ekzistonte dhe nuk njihej gjuha shqipe, dhe regjistrimi mori për bazë gjuhën të cilën e fliste populli që gjindej aty, prandaj nëpër tërë Defterin kemi mbiemrat “Siromah”, “Beda”, “Doshlac” që janë ruajtur edhe sot në serbisht, kurse tek shqiptarët Kadiu (Gjyqtar), Bajraktari (Flamurtar), Spahiu (Kalorës), Bylykbashi (Kapiten), Topxhiu, Pushkolli, Begolli (Administrator), Basholli (nga Pasha – Ministri), Agolli (Komandant), Efendiu (Lordi), Veziri (Kryeministri), etj. Kjo mbase edhe e shpjegon më së miri historinë “pushtuese dhe të gjenocidit 500 vjeçar osman kundër shqiptarëve” duke i bërë ata administratorë, kryeministra, gjyqtarë, kalorësa, kapitena, gjenerala, komandanta, ministra, kasapa, doganierë, sapunxhi, topxhi, të cilët prej buzë zhdukjes nga serbët, ua morën territorin deri në Nish sepse serbët ishin të sunduar si “siromaha, beda, dhe doshlaca.” Pas “çlirimit”, shqiptarët pos që humbën territoret e pushtuara së bashku me osmanët, filluan të mburren me mbiemrat e ri, si: Qorraj, Shurdhaj, Topalli, Halabaku, Kryemadhi, Kokëdhima, Shyti, Taraku, Magari, Dashi, Daci, e kështu me radhë.
Mbiemrat të cilët nuk kanë lidhje me Pejë, janë këta: Gashi, Krasniqi, Berisha, Morina, Shala, Kelmendi, Bytyçi, Shoshi, Kastrati, Nikçi, sepse të gjithë janë nga Shqipëria.
Bellopoja, Lutogllava, Terboviqi, Rugova, dhe Kosova janë toponime sllave. Metohija nga greqishtja do të thotë “pronë e kishës.” E mori emrin Rrafshi i Dukagjinit pasi atë e futi në zotërim Veziri i Madh (Kryeministri) i Perandorisë Osmane nga 1512-1515, Ahmed Pashë Dukagjini, i cili filloj ta kolonizoj Metohinë me njerëz të vetë ose dukagjinas të Shqipërisë. Në këtë mënyrë edhe Peja nga “Lulja e Metohisë” u bë “Lulja e Dukagjinit.”

Euronews / Si apatia e BE ndaj zgjerimit mund të bashkojë Kosovën me Shqipërinë?

Në një vizitë në Shqipëri në mars, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë Read more

Qeveria merr vendim të lejojë dasmat deri në 10 persona

Qeveria e Kosovës ka ndërmarr masat e reja anti-COVID, në mesin e tyre është ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga Read more

Leave a Reply