A po i v.ret shteti k.riminelët në Shqipëri?

Ka shumë gjasa që në ditët në vazhdim të jemi dëshmitarë të eleminimeve të tjera edhe më të bujshme…

Vrasja që tronditi Shkodrën, po shoqërohet me një re të madhe tymi nga ana e policisë dhe organeve të hetimit, duke tentuar mbylljen siç ndodh me ngjarjet e rënda në vend.

Bardhok Pllana ishte një personazh shumë i njohur i qytetit, mbi të cilët kishte hetime apo edhe vendime gjyqësore. Por ajo që duket nga të dhënat e deritanishme, më shumë se një ngjarje për konflikt biznesi, vrasja ngjan të ketë një lidhje pak më të komplikuar edhe e shoqëruar me një fenomen që është hapur si shumë në kohët e fundit.Jo vetëm në Shkodër, por edhe eleminimet e tjera që kanë ndodhur këto kohë në Durrës, Vlorë, Tiranë e Elbasan, duket se janë një rezultante që i lidh një fill i dukshëm.
Vrasja e Pllanajt në Shkodër apo e Behar Sofisë në Tiranë janë tipikisht ngjarje që nuk kanë arsye bindëse për eleminimin e tyre nga konkurrentë apo prishës pazaresh. Të dy, apo edhe të tjerë që janë eleminuar, ka shumë gjasa që të kenë qenë kontigjent i SPAK-ut dhe kandidatë të mundshëm për tu bërë dëshmitarë të drejtësisë.
Ngjarja me gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, ku SPAK dhe gjykata tregoi tolerencë zero në lidhje me lirimet e bosave të krimit është një dëshmi e logjikës që lufta e drejtësisë së re, edhe pse me probleme, ka nisur një fazë tjetër.
Fazë e re, që u konkretizua në disa hapa të rëndësishëm, ku u rihapën dosjet e vjetra, vetëm si pasojë e bindjes së disa baronëve të krimit për tu bërë të penduar apo dëshmitarë të drejtësisë.
Myftar Reçi, i cili po zbërthen jo vetëm vrasje të vjetra si ajo e Vajdin Lames, por edhe histori të afërta të mafiozëve që kanë lidhje me politikën dhe drejtësinë është një tjetër rast që përforcon këtë tendencë.
Jorgo Leku, ishte një tjetër i penduar që pranoi të rrëfejë për çështjen e ngjarjeve ku janë të involvuar Çapajt e Elbasanit, dëshmia e të cilit pritet të hapë edhe më shumë kapitullin e ngjarjeve të mëdha për qytetin.
E në këtë atmosferë, detyra e agjencive ligjzbatuese; policisë apo edhe SHISH, është që të ruajnë e moniturojnë lëvizjet e elementëve kriminale për të mos ndodhur larje hesapesh, që nga ana tjetër, përveç elementëve të zhdukjes së dëshmitarëve të mundshëm, frikëson dhe terrorizon elementet e mundshëm që mund të bëhen dëshmitarë të drejtësisë. Por siç duket, në disa raste elementë të policisë të lidhur me krimin, kanë dekonspiruar aksionet e mundshme, por nga ana tjetër nuk kanë parandaluar ngjarjet tragjike.
Vrasja e Pllanës nuk është e vetmja enigmatike në Shkodër, dy vjet më parë u vranë vëllezërit Bilali, për të cilët gjithashtu nuk kishte lidhje me ndonjë përfshirje apo hakmarrje të mundshme.
Por ajo që është më e frikshme në këtë rast, është se në këtë operacion për të eleminuar njerëz të krimit që kanë pasur lidhje me prokurorë, gjyqtarë, apo zyrtarë të lartë të politikës, ka të dhëna se janë pikërisht këta të fundit që po planifikojnë dhe programojnë eleminimet.
Madje ka të dhëna se ekzekutorët, i përkasin lidhjeve që po çojnë pikërisht tek segmente të lidhura me politikën.
Siç mësohet, hetimet po zhvillohen nga BKH edhe me ndihmën e metodave dhe ekspertizës së FBI-së, e cila me anë të teknologjisë arriti të zbulojë lëvizjet e vrasësve.
Pritet për shembull që edhe për rastin “Sofia”, të dalin të dhëna drithëruese mbi lidhje nga lart të kërkesës për eleminimin e tij. Ka shumë gjasa që në ditët në vazhdim të jemi dëshmitarë të eleminimeve të tjera edhe më të bujshme…Pamfleti

“Të mblidhemi e t’i fusim ka***” Ramës/ Turpi i kandidatit të LSI VIDEO

Një prej kandidatëve të LSI është përfshirë në një gafë të turpshme teksa u bënte thirrje të burrave shqiptarë që Read more

Dibër: Nusja i’a ngul thikën vjehrrës me pasojë vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 44-vjeçare ka goditur me thikë Read more

Leave a Reply