Mandrica në Bullgari. Me pamje autentike edhe në kohë moderne. Ndër shekuj ruan histori shqiptare… Fshati i cili thuhet të jetë themeluar në gjysmën e dytë të shek. XVII, dikur ishte plot jetë… Sot është pothuajse i boshatisur. Këta shqiptarë në rrënjë s’e kanë ndier dorën e shtetit amë. Vizita e korrikut të 2019-s, për ta, por edhe për ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës merr kuptim historik.
