Filipçe: Pacientët nuk shërohen më për 12 ditë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka vlerësuar, se në këtë valë të pandemisë, nuk hospitalizimi nga Covid-19 zgjat më shumë. Dhe nëse në valën paraprake ndodhte që mjekimi ndodhte pas 12 ditësh, në këtë falë, në ditën e 12 dhe 14 ndodh që të ketë përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

“Për dallim nga vala paraprake, kur në ditën e 14-të të mjekimit konsiderohej se pacienti në të shumtën e rasteve është shëruar, dhe mbaronte mjekimi spitalor, tani ndodh që edhe te pacientët më të rinj në moshë, të kemi përkeqësim në ditën e 12 dhe 14. Tani ndodh që dëmtohet pasqyra klinike e mushkërive të bardha dhe gjakut, e cila shpesh ndodh që përfundon me fatalitet, edhe përskaj të gjitha aktiviteteve të mjekimit dhe terapisë”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Ka folur edhe për vaksinimin. Deri më tani, në dy të vaksinuar të moshuar janë paraqitur komplikime pas vaksinimit, por siç sqaroi Filipçe, kjo nuk ka ardhur si pasojë e vaksinës.

“Dy pacientë kanë pasur komplikime pas vaksinimit, në kuptimin e kolapsit e cila nuk ka të bëjë me vaksinimin. Këta, pas intervenimit të Ndihmës së Shpejtë janë normalizuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Filipçe.

Edhe shoferi i Bilall Kasamit tallet keq me popullin

Shoferi personal i kreut të Lëvizjes Besa, Jakup Kasami një koment në rrjetet sociale në “Facebook”, duke dashur të ironizoj Read more

Në orë p olicore, v idhen tre dyqane në qendër të Tetovës FOTO

Vidhen tre dyqane në qendër të Tetovës, dy butiqe për veshje si dhe një dyqan me çanta, sipas informatave të Read more

Leave a Reply