Vjosa Osmani-Sadriu zgjidhet Presidente e Kosovës

Republika e Kosovës ka presidentin e gjashtë me radhë që nga paslufta. Ajo është Vjosa Osmani.Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë.Me 70 vota për në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar.

9 vota ishin të pavlefshme.Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit garoi në listën e partisë Lëvizja Vetëvendosje, doli personi më i votuar në vend me mbi 300 mijë vota.Vjosa Osmani ishte pjesë e LDK-së deri para pak kohësh, kur u shkarkua nga pozitat udhëheqëse në këtë parti.Osmani është e martuar dhe ka dy vajza. Para se të bëhet presidente, ajo ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje.

Petrit Ajeti emërohet shef i shërbimit sekret të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Read more

Krasniqi: Vjosa Osmani është dashur të betohet në Kuran kur u bë presidente

Hoxha Shefqet Krasniqi tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është dashur të betohet në librin e shenjtë të Kuranit Read more

Leave a Reply