Shkëndija me fitoren e sotme më pranë titullit VIDEO

Shkëndija afrohet gjithnjë e më shumë me objektivin titull. Skuadra e Ernest Gjokës bëri detyrën në javën e 25-të të ligës së parë në Maqedoninë e Veriut, duke mposhtur 2-1 Sileksin në Tetovë dhe 8 javë para fundit të kampionatit e sheh veten +10 pikë nga Shkupi i vendit të dytë. Fitimi i titullit të 4-t kampion në historinë e saj është më pranë se kurrë për kuqezinjtë tetovarë të cilët morën një dhuratë edhe nga Renova që befasoi Shkupin në derbin shqiptar të zhvilluar në Çair të cilin skuadra nga Xhepçishti e fitoi me rezultatin 1-2.

Për t’u kthyer te sfida e Shkëndijës, ndeshja u zhbllokua në minutën e 63-të nga ish-lojtari i Skënderbeut Valmir Nafiu. Por Sileksi që është në garën për mbijtesë nuk u dorëzua dhe kërkoi të bënte surprizën në Ecolog Arena duke barazuar shifrat në të 76-ën me Gorgiev. Golin e fitores së 3-të radhazi dhe të 3 pikëve për Shkëndijën e realizoi i përhershmi Besart Ibraimi në minutën e 86-të. Pas 25 javësh kampionat, Shkëndija kryeson kampionatin me 10 pikë më shumë se Shkupi i vendit të dytë.

Skandaloze, Ibra bashkëpronar i një kompanie bastesh

Pas përjashtimit me karton të kuq ndaj Parmës dhe akuzave për thyerjen e rregullave anti-Covid me drekën në një lokal Read more

UEFA, Shkëndija më e mira nga Maqedonia

UEFA shpalosi listën e re të skuadrave, në të cilën janë edhe klubet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Read more

Leave a Reply