Plani i infrastrukturës prej 2.3 trilionë dollarësh i Joe Biden

Plani i infrastrukturës i Presidentit amerikan, Joe Biden, përfshin 2.3 trilionë dollarë në investime që synojnë gjithçka, duke filluar nga rregullimi i 10 mijë urave e deri tek heqja e tubave të plumbit prej miliona shtëpive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

650 miliardë dollarë për rrugët, transportin hekurudhor

Plani do të modernizojë 20,000 milje të autostradave dhe rrugëve, 10 urat “më të rëndësishme ekonomike” dhe 10,000 urat e tjera. Ai përfshin 20 miliardë dollarë për programet e sigurisë rrugore në mënyrë të tillë që të reduktohen në maksimum fatalitetet për çiklistët dhe këmbësorët dhe 20 miliardë dollarë për të rilidhur lagjet e ndara nga projektet e autostradës.

Do të dyfishojë fondet federale për transportin publik me një investim prej 85 miliardë dollarësh dhe do të investojë 80 miliardë dollarë në Amtrak. Plani përfshin 25 miliardë dollarë për aeroportet, 17 miliardë dollarë për rrugët e brendshme ujore, portet bregdetare dhe anijet, dhe investime në pastrimin e ndotjes së ajrit në port.

25 miliardë dollarë të tjerë do të shkojnë për projekte “ambicioze” transporti, “shumë të mëdha për programet aktuale të financimit”. Dhe, si një nxitje për prodhuesit e automjeteve elektronike, një investim prej 174 miliardë dollarësh do të shkojë për të “kryesuar këtë treg” , duke nxitur zinxhirët e furnizimit vendas dhe duke u ofruar konsumatorëve ulje për t’i blerë ato.

650 miliardë dollarë për “infrastrukturën e shtëpive”

Këto fonde do të shkojnë për një gamë më të gjerë, në drejtim të ujit të pastër, rrjetit elektrik dhe rritjes së cilësisë së strehimit. Ndër të tjera, nëpërmjet këtij fondi do të zëvendësohen 100% të tubave të plumbit që mbajnë ujin dhe linjat e shërbimit në të gjithë vendin, për të cilat Shtëpia e Bardhë thotë se do t’i vijë në ndihmë rreth 10 milionë familjeve amerikane.

Ajo gjithashtu propozon akses më të gjerë për rreth 35% të amerikanëve në zonat rurale që nuk e kanë  këtë shërbimin, ndërtimin ose rikonstruksionin e dy milionë njësive të banimit dhe spitalet e veteranëve.

Një fond prej 100 miliardë dollarësh do të shkojë për të rikonstuktuar dhe ndërtuar shkolla të reja publike, ku 50 miliardë dollar janë grante të drejtpërdrejta dhe 50 miliardë dollarë të tjera shtesë të huazuara përmes bonove.

400 miliardë dollarë për ‘ekonominë e kujdesit’

Një në gjashtë punonjës të kujdesit jetojnë në varfëri, tha Shtëpia e Bardhë. Plani do të financojë kujdesin shtëpiak ose të bazuar në komunitet për qindra mijëra të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara, duke hapur vende pune të mirëpaguara dhe me përfitime për kujdestaret.

580 miliardë dollarë për prodhim, trajnim, kërkim

Shifra përfshin një investim prej 50 miliardë dollarësh në prodhimin vendas, 180 miliardë dollarë në kërkim dhe zhvillim me një fokus në energjinë e pastër dhe shuma të paspecifikuara si stimuj për kompanitë për të krijuar vende të reja pune në komunitetet e qymyrit dhe për të rritur zinxhirin e furnizimit në SHBA.

Rritje për taksat e korporatave

Zbatimi i këtij plani do të shoqërohej me ndryshime të shumta në drejtim të rregullave të taksave të SH.B.A-së, duke e vendosur koston e planit tërësisht mbi kompanitë. Këto përfshijnë rritjen e shkallës së taksës së korporatave në 28% nga niveli prej 21%, i vendosur nga projekt-ligji i taksave të administratës Trump 2017, duke eliminuar kështu të gjitha subvencionet dhe boshllëqet e industrisë së karburanteve fosile dhe krijimin e një takse minimale mbi të ardhurat që kompanitë përdorin për të raportuar fitimet tek investitorët.

Këto reforma do të rrisin me 0.5 për qind në vit PBB-në e të ardhurave të korporatave, të cilat sipas Shtëpisë së Bardhë do të paguanin plotësisht investimet brenda një periudhe 15 vjeçare dhe do të reduktonin deficitin e qeverisë pas kësaj./WEF

Shikoni investimin e sheikve arab në Beograd, projekt 3 miliard euro – VIDEO

Paralajmërimi për investimin në qytetin e Durrësit për një projekt investimi prej 2 miliard dollarësh të sheikve nga Dubai ngjalli Read more

Ministri i Shëndetsisë jep dorëheqje, nuk jam i aftë më…

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me Read more

Leave a Reply