Ora inteligjente mund të diagnostifikojë sëmundjet kardiovaskulare

Orët inteligjente mund të përdoren për të diagnostikuar në distancë dobësinë në pacientët me zemër, duke monitoruar distancën e ecur në gjashtë minuta me një saktësi të barabartë me atë të marrë me testet e kryera në spital. Kjo u deklarua në një studim nga Universiteti Stanford botuar në revistën “Plos One”.

Kërkimi monitoroi 110 pacientë në listë për të marrë ndërhyrje vaskulare ose kardiake, të pajisur me një Apple Watch dhe një aplikacion specifik. Subjektet e studiuara kryen të ashtuquajturin ‘test gjashtë minutësh’, i cili konsiston pikërisht në ecjen për këtë periudhë kohe duke matur distancën e kaluar, si në spital ashtu edhe në shtëpi, duke përdorur gjithmonë orën inteligjente.

Studimi zbuloi se Apple Watch ishte në gjendje të diagnostikonte dobësinë, e cila në këtë rast përcaktohet si pamundësia për të udhëtuar të paktën 300 metra, me një specifikë (një aftësi për të identifikuar subjekte të shëndetshëm), prej 85% ndjeshmëri ( aftësia për të identifikuar ata që janë të sëmurë).

“Ky studim sugjeron që aftësia e dobët dhe funksionale mund të monitorohen dhe vlerësohen në distancë te pacientët me sëmundje kardiovaskulare, duke lejuar monitorim të sigurt të pacientit me rezolucion të lartë”.

A është i sigurt aplikacioni TikTok? Ja çfarë duhet të dini

TikTok është një aplikacion popullor i mediave sociale, i ndërtuar rreth një arkivi të madh videos të shkurtra të realizuara Read more

Bie Facebooku dhe Instagrami

Facebooku dhe Instagrami kanë rënë nga sistemi sonte ora 23:30, kanë raportuar mijëra përdorues të këtyre rrjeteve sociale në Downdetector. Read more

Leave a Reply